Rrugicat e “Idriz Dollakut” që mbetën rrugëve prej rryshfetit në Lagjen ‘Ali Demi’ Tiranë, nga firmat  B.D.E “Kronos Konstruksion” shpk & “KUPA” shpk & ADMIR” shpk

Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore në njësinë administrative Nr.1 nga sipërmarrësit  e punimeve  B.D.E “Kronos Konstruksion” shpk & “KUPA” shpk & ADMIR” shpk. Drejtuese Teknike e Sipërmarrësit është Afërdita Hatika, dhe mbikqyrës i punimeve”Shoqëria “Zenit & CO” shpk, në Rrugën I.Dollaku + Zhegu + Tanush Topia.

Pas shumë peripecive, dhe pas qindra letrave dhe telefonatave në drejtim të Kryeministrit Rama, u vendos fillimi i punimeve për rehabilitimin në Lagjen ‘Ali Demi’, Rr. Idriz Dollaku & Zhegu. . E përmendim këtë fakt pasi njoftimet në adresë të Bashkisë Tiranë binin në veshë të shurdhër nga ish- kryebashkiaku, i cili mori mandatin në Tiranë më 2023-in dhe harroj premtimet. Sa herë që binte shi niste  përmbytja , shpërthimi i kanalizimeve  me ujëra të zeza dhe të pishme, rënia e  shtyllave të mbingarkuara nga kabllat e korentit, por sidomos të kompanive telefonike e internetit. Mungesës së parkimeve në lagje dhe mosmarrëveshjet polici-bashki, ku policia i hiqte tabelat si të papërshtatëshme , bashkia i vendoste të nesërmen në të dyja krahët e rrugëve dhe rrugicave të lagjeve. Madje  inatin e policisë e shfrynte tek banorët, automjetet e të cilave shoqëroheshin me gjoba.  Gjithsesi  pas 32 vitesh, u ndesh ndërhyrja e kryeministrit Rama që të fillonte rehabilitimi i kësaj lagje me gati 15 mijë banorë. Madje edhe pallati i prekur nga dëmtimet e tërmetit pas shumë kërkesave tek kryeministri Rama, fillojë dhe përfundoi rehabilitimin në kohë rekord dhe është nga pallatet më të bukura dhe më të kompletuara të zonës. Por ajo që sot ka shqetësuar banorët  e rrugës Idriz Dollaku & Zhegu ka të bëjë me faktin që  po mbushen gati 1 vit dhe punimet bëhen me hapin e breshkës, ose ndërpriten 1 javë ,vijnë , ikin, punojnë më shumë tek banesat e privatëve, kanë ndryshuar projektet, duan para për çdo rrugicë dhe lagje, kanë prerë dhe masakruar pemët në lulishtet e pallatit, lidhin tubacione uji dhe elektrike nëntokësore të fshehta e plot maskaralliqe. Automjetet edhe ato që kanë parkim qëndrojnë jashtë pasi që të futen në parkim , duhet që makinat të zbresin me shkallë ,pasi punonjësit e firmës deklarojnë se kemi gabuar në kuota dhe do e prishim në fund. Pra, pa përfunduar punimet, deklarohet se do e prishin sërish, dhe askush nuk kujtohet nga drejtuesit e firmave , por ja kanë lënë punët ca pijanecëve dhe pazarxhinjëve që vijnë vërdallë nëpër lokalet e kantierit. Në numrat në vazhdim do t’iu sjellim pamje me foto dhe regjistrime të punimeve skandaloze, prerjes së pemëve, mungesës së vendqëndrimit të furgonave për fëmijët e shkollave, zero parkime në rrugicat e pallatit etj skandale.

NOA