Prof. Asc. Aleksandër Biberaj:Të bëhet publike marrëveshja e fshehtë ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç
Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Prof. Asc. Aleksandër Biberaj bën thirrje që të bëhet publike marrëveshja mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Biberaj shkruan se është urgjente publikimi i kësaj marrëveshjeje, të deklaruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Prof. Asc. Aleksandër Biberaj kërkon më tej, që edhe kryeministri Rama të reagojë, nëse ka dijeni për këtë marrëveshje. Prof. Asc. Aleksandër Biberaj: Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës, se Hashim Thaci e ka marrëveshjen e gatshme me Aleksandër Vuçiçin. Në kushtet kur, Hashim Thaci ka kohë që po punon kundër interesit të Kosovës dhe popullit të Kosovës, është imperativ urgjent që të bëhet publike marrëveshja e fshehtë që ka me Aleksandër Vuçiçin (pa dijeninë e parlamentit, të qeverisë, të partive politike, dhe as të popullit të Kosovës) me mbështetjen dhe inicimin e lobingjeve financiare dhe politike anti-shqiptare. I bëj thirrje publike kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që t’i tregojë shqiptarëve nëse ka dijeni për këtë marrëveshje!?




















