Prishja e Teatrit, ‘La Republica’: Ish-artisti Rama, dështim monumental

462
Sigal

Gazeta Italiane “La Republica” ka shkruar një artikull për çështjen e Teatrit Kombëtar dhë për mënyrën sesi do qeveria që ta shembë.

Sipas artikullit të gazetës është e habitshme sesi po veprohet me shpejtësi për të marrë vendime me mungesën totale të dialogut të kryeministrit Edi Rama me artistët.

“Këto transformime, siç u përmendën më lart, janë pjesë e një dukurie globale të identifikuar shpesh me gentrifikimin  (fjalë angleze). Në Tiranë habia lidhet si me shpejtësinë me të cilën merren vendimet, po ashtu edhe me mungesën totale të dialogut që kryeministri – dhe ish-artisti! – Edi Rama u imponon ‘disidentëve’.

Një kryeministër i cili është në marrëdhënie të shkëlqyera me disa yje ndërkombëtare të kulturës – e që megjithatë i mohon mundësinë për dialog atyre artistëve dhe intelektualëve ‘lokalë’, të cilët duhet të jenë komuniteti i parë i referimit. Një kryeministër i cili duket se gjithnjë e më shumë ka shkëmbyer qytetin e Tiranës për një telajo pikture të tij.

Një kryeministër dhe një kryeqytet të cilët, pasi intriguan të gjithë inteligjencën ndërkombëtare në vitet 2000, tani po shndërrohen në dështimin e parë monumental të asaj “Fantasy to Poëer” të shumëpritur.”- shkruhet në gazetë.