Sekretari për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë, Petraq Milo lidhur me pensioniet dhe rritjen ekonomike deklaroi se:
Cdo qytetar kërkon që kryeministri i vendit të jetë transparent dhe të pranojë që nëqoftëse nuk është bërë si duhet, të kërkojë ndjesë dhe të mundohet të korrigjohet.
Përkundrazi, Kryeministri tentoi të spekulonte mbi rritjen reale të pensioneve gjatë periudhës 2013-2024.
Kryeministri u shpreh se mazhoranca ka rritur pensionin mesatar në qytet nga 101 Euro që ishte në vitin 2013, në rreth 189 Euro në vitin 2024 duke ju referuar nivelit te pensionitne qytet.
Por, që të jetë transparent Kryeministri duhet të krahasonte nivelin e pensionit në këto periudha me të njëjtën bazë krahasimi.
Sepse nuk mund të krahasohet pensioni në Euro në vitin 2013 me një kurs këmbimi mesatar në vitin 2013 në rreth 140.3 Lekë/Euro me pensionin në Euro në vitin 2024 me një kurs këmbimi mesatar për periudhën Janar – Tetor 2024 në 101 Lekë/Euro.
Po të bënim krahasimin me të njëjtën bazë dmth me kursin e këmbimit të vitit 2024 dmth me 101 Lekë/Euro, pensioni mesatar në Euro në vitin 2013 rezulton në mbi 140 Euro për muaj dhe në vitin 2024 në 189 Euro për muaj. Rritja në 11 vite është vetëm 49 Euro ose mesatarisht 4.4 Euro në vit.Kryeministri u shpreh se të ardhurat nga taksat janë dhe duhet të jenë të destinuara për fëmijët. Por në fakt të ardhurat nga taksat janë të ardhura publike. Duhet të zbatohet parimi i pagesës së kontributeve dhe taksave me parimin e përfitimit.
Pensionistët janë kontribues të hershëm të skemës së sigurimeve. Por gjithashtu janë kontribues edhe aktualisht nga të ardhurat që mblidhen nga taksa mbi konsumin.
Pensionistët në mallrat dhe shërbimet që konsumojnë paguajnë taksën e TVSH, taksën e doganës dhe akcizat. Sot pensionistët janë mbi 33 % e popullsisë dhe mbi 38% të personave mbi 18 vjeç. Afërsisht çdo pensionist paguan rreth 30 Euro në muaj taksë konsumi.
Për vitin 2024 nga kjo taksë mbi konsumin vlerësohet të kontribuojnë minimalisht rreth 300 milion Euro. Ndërkohë që fondi i rritjes së pensioneve për vitin 2024 është rreth 17 milion Euro.
Kryeministri deklaroi se rritja ekonomike e vendit është rritur në rreth 80% në periudhën 2013-2024. Në fakt, rritja ekonomike nominale, që përfshin rritjen e çmimeve dhe rritjen reale, është 85% në periudhën 2024-2013.
Ndërsa rritja e pensioneve në qytet në këtë periudhë vlerësohet të jetë rreth 36%, kur nderkohe per te njeten periudhe rritja e cmimeve te artikujve ushqimore ka arritur ne mbi 62%.
Kjo rritje e pensioneve nuk ka mundur as të mbulojë indeksimin e plotë të rritjes te çmimeve të artikujve ushqimorë dhe as të ketë një rritje si rezultat i rritjes ekonomike.
Kryeministri deklaroi se pensionet nuk kanë lidhje me rritjen ekonomike, dhe se rritja ekonomike ka lidhje vetëm me pagat. Sipas tij është kjo arsyeja që Qeveria nuk është deklaruar për rritjen e pensioneve për shkak të rritjes ekonomike.
Por duhet që Kryeministri të konsiderojë se një nga parimet e mire qeverisjes në ditët e sotme është koncepti apo parimi i Economic Groëth ose Rritjes Gjithëpërfshirëse që nënkupton që përfitues të rritjes ekonomike duhet të jenë të gjitha shtresat sociale dhe ekonomike të shoqërisë, përfshi dhe pensionistët.
Në prag të zgjedhjeve Kryeministri kërkon ti marrë votën 790 mijë pensionistëve dhe këtë e bën duke i mashtruar si kjo mazhorancë ka bërë në tre mandatet rradhazi me një qasje të papërgjegjshme. Duke mos kërkuar ndjesë publike për atë që nuk ka bërë realisht në tre mandatet e shkuara, planifikon mashtrimin e rradhës.