Primaret/ Berisha: Sot u vendos një standard demokratik i paparë në Shqipëri

96
Sigal

Standard demokratik e konsideroi kryedemokrati Sali Berisha procesin e primareve për zgjedhjen e kandidaturave të 14 majit 2023. 

Nëpërmjet një konference me mediat nga selia blu, Berisha tha se primarët e shndërruan PD-në në forcën më të fuqishme politike të Shqipërisë.

“Në këtë kontekst unë kam bindjen se çdo anëtar dhe anëtare e PD-së, simpatizantë të saj, ndihen më të lirë, ndihen më dinjitozë, më të motivuar, se kurrë në idealet e tyre demokratike. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD-së, këtë proces me të cilin kjo forcë politike përmbysi përfaqësimin, procedurën e përfaqësimit dhe zgjedhjes së drejtuesve partiakë, qeveritarë vendosë të saj. Në të gjitha këto procedura, sovrani për PD-në ishte anëtarësia, nuk ishte as kryetari dhe as kryesia. Pra, vendoset në këtë mënyrë një standard demokratik i paparë më parë në Shqipëri, ç’ka e bën sot PD-në forcën më të fuqishme politike të Shqipërisë, forcën më të përkushtuar për lirinë dhe të drejtat e anëtarëve të saj dhe nesër në pushtet të qytetarëve shqiptarë“, tha Berisha.