Kupa e Botës/ Shënon Harry Kane, Anglia dyfishon rezultatin ndaj Senegalit (VIDEO)

109
Sigal

Anglia ka dyfishuar shifrat përballë Senegalit. Fillimisht për “Tre Luanët” realizoi Henderson në minutën e 38-të.

Aksion i shpejtë i anglezëve në krahun e majtë, Bellingam gjen hapësirën me një asist perfekt për Henderson i cili çon topin në rrjetë.

Më pas në fundin e pjesës së parë, Harry Kane dyfishon shifrat për skuadrën e tij duke shkuar të qetë në dhomat e zhveshjes. Bellingam nis një kundërsulm tjetër dhe nis Foden në të majtën. Ai i jep topin Kane dhe sulmuesi nuk gabon.