Prilli i thyer i Ramës/ Malaj: Nuk ecet më me një kryeministër gënjeshtar dhe xhongler

554
Sigal

Samiti i Berlinit ishte një dështim për Edi Ramën. E këtij mendimi është ish-deputetja e LSI, Nora Malaj.

Përmes një postimi në Facebook, të titulluar “Prilli i thyer i Edi Ramës”, ish zv/ministrja e Arsimit shprehet se, ”rezutatet e takimit të Samitit të Berlinit , tregojnë se ku gjendemi ne sot! Me një qeverisje agresive, arrogante , që në vend të programit , bënë batutën”.

“Nuk ecet më kështu me nje kryeministër gënjeshtar dhe xhongler. Fati i popullit nuk luhet në bixhoz! Ndaj sot Ramës iu ngri buzëqeshja në buzë”, shkruan ndër të tjera Malaj.

Nga Nora Malaj –

Askush nuk mundet më të retushojë situatën ku gjendemi sot! Takimi i Berlini fatkeqesisht prodhoji rezutatin që kishte kohë që diskutohej, ndonëse askush nuk do ta dëshironte që të ishte ky rezultat , siç dhe ngjau! Kjo ka vetëm një pohim. Edi Rama dështoi me sukses të plotë! Ky ishte prilli i thyer i tij dhe e gjithë grimasa , që ai sot po përdorë është veçse mjaullitjet e fundit të këtij individi kryeministër , që asnjehere nuk e mori seriozisht integrimin dhe nogociatat , senuk i deshi.

Natyrisht situata dhe rezutatet e takimit të Samitit të Berlinit , tregojnë se ku gjendemi ne sot! Me një qeverisje agresive, arrogante , që në vend të programit , bënë batutën . Me një ekonomi mjerane dhe në limitet e trishtimit, me një bujqësi e blektori të lenë pasdore, me nje Parlament de jure e de facto ilegjitim , me një rini që 84 pęr qind e saj po ikën nga syte këmbet , me shifra të frikshme drejt vrasjeve në rritje, rreth 200 për qind me shumë , në raport po me tre mujorin e 2018, me kapjen e drejtësisë e mos funksionimin e saj , me vjedhjet më spektakolare dhe me shifra marramendëse ( rasti i fundit i aeroportit të Rinasit), që vetëm në skenarë për filmat hollivudian mund të jenë të denjë, me krizën më të madhe të identitetit që po kalojnë qytetarët e këtij vendi, me pasigurinë për jetën , si për ata që janë të punësuar dhe ata që kërkojnë punë.

Pas 120 vitesh nga vepra e Sami Frashërit “Shqipëria çka qenë , ç’është e çdo të bëhet” ende në kancelaritë europiane nuk ka një përgjigje se cfarë ajo , Shqipëria , do të bëhet! Nuk ecet më kështu me nje KM gënjeshtar dhe xhongler. Fati i popullit nuk luhet në bixhoz! Ndaj sot Ramës iu ngri buzëqeshja në buzë! Më në fund ju tha : “Ndalu beg , se ka hendek! Nuk mund të luaj askush me fatet dhe në kurrizë të kombit dhe kombeve”.
Sot ishte prilli i thyer për Edi Ramën , jo per Shqipërinë dhe shqiptarët!