Moti i keq dhe me reshje, paralizohet puna në portin e Durrësit

460
Sigal

Kushtet e këqija atmosferike, të shoqëruara me stuhi detare kanë pezulluar aktivitetet në portin e Durrësit. Forca e detit që ka arritur deri në 7 ballë, ka penguar lundrimin e anijeve të tonazhit të ulët dhe të mesëm.

Prej mbrëmjes së kaluar peshkarexhat nuk janë lejuar të dalin në det, ndërsa që prej mesditës, anijet tregtare kanë pezulluar lundrimin deri në përmirësim të motit.

Nga ana e kapitenerisë këshillohet që subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundrim.