Disa toka bujqësore në Lazarat janë përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha ditën e sotme. Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse për të bërë të mundur mbajtjen në kontroll të flakëve dhe shuarjen e plotë të tyre.
Grupi hetimor i Policisë ndodhet po ashtu në terren ,nga ku është bërë e mundur edhe zbardhja e shkakut të zjarrit. Sipas informacioneve dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Autor për ndezjen e zjarrit dyshohet të jetë vetë pronari i tokës. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





















