Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se sot në orën 20:00 në “Fax News”, në intervistë ekskluzive për emisionin “Pushteti” që modelohet nga Juela Meçani do të flasë për herë të parë për të “vërtetën” e takimit me Sali Berishën.
Meta u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që ta ndjekin live pasi do të bëjë transparencë të plotë për takimin me ish-kryeministrin Berisha.
Reagimi nga Ilir Meta:
“Për të gjithë të trishtuarit, të gëzuarit apo të pavarurit, qoftë dhe indiferentët, që duan të dinë të vërtetën e takimit me ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin, Sali Berisha, në ç’rrethana, kur dhe ku ka ndodhur ky takim, sonte tranparencë e plotë në ora 20:00 në Fax Neës, në intervistë për emisionin “Pushteti” të gazetares, Juela Meçani”, shkruan Presidenti Ilir Meta.