Konfirmohen dy raste të reja me koronavirus në Krujë

295
Sigal

Dy raste të reja janë konfirmuar këtë të martë në Krujë duke e çuar në 58 numrin e të infektuarve.

Burime  bëjnë me dije se rastet e reja të konfirmuara janë familjarë të rasteve të mëparshme me koronavirus.

Ndërkohë deri më tani numri i personave të infektuar në Shqipëri është 872 mes të cilëve 31 kanë humbur jetën dhe 654 të tjerë kanë fituar këtë betejë.