Shqiptarët protestojnë kundër Samitit Rama- Vuçiç- Zaev në Tiranë
Lëvizja Vetëvendosje organizoi protestë dje në Tiranë, kundër vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar, së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të Samitit të tretë të Shengenit Ballkanik. Aktivistë të shumtë janë mbledhur te lulishtja në krah të Presidencës, duke thirrur njëzëri “Kosova, Kosova, zemra e Shqipërisë”. Protestuesit thirrën “Rama me Serbinë, Kosova me Shqipërinë!”. Në shesh dëgjohen edhe thirrjet “Rama ik”, të cilat muajt e fundit po ushtojnë ngado, përfshirë këtu edhe stadiumet. Ndërsa shumë prej protestuesvethërrisnin: Kosova është Shqipëri.
Ardhja e Vuçiç paralizon trafikun në Tiranë
Ardhja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, në kuadër të të ashtuquajturit “Samiti i mini-Shengenit Ballkanik”, ka shkaktuar paralizimin e qarkullimit rrugor në Tiranë. Në sheshin “Ëilson” është rënduar trafiku, duke sjellë irritimin e shoferëve, të cilët u kanë rënë pa pushim borive të makinave.
“Kosova zemra e Shqipërisë”
Protestuesit thonë se një njeri që nuk njeh krimet e luftës nuk duhet të vijë në Shqipëri dhe të kërkojë lëvizje të lirë. “Unë po mbroj dinjitetin e shqiptarëve. A mori leje Vuçiç kur erdhi në Shqipëri? A jemi shqiptarë në Shqipëri apo e kemi me qira këtë tokë”, tha një protestues “Janë ca kufoma që po ecin për inerci mbi tokë. Këta maskarenj kanë 30 vjet që na shkatërrojnë këtë komb. E ndjejmë se policët janë në siklet, se edhe ata gjak shqiptari kanë. Këtë bën kjo politikë që na vë në përplasje. Patriotët nuk e shkatërrojnë Shqipërinë, por e bëjnë Shqipërinë”, tha një tjetër protestues.





















