Presidenti Nishani në Samitin e Shtatë të Bosforit: Kërcënimet vënë në rrezik vlerat tona të përbashkëta

429
Sigal

Presidenti
i Republikës, Bujar Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, është
bërë pjesë e Samitit të Shtatë të Bosforit, që do të zhvillohet në Stamboll më
29 nëntor deri më 1 dhjetor 2016.

Gjatë fjalës së tij Nishani theksoi
se bota dhe shoqëria njerëzore po përballet me shumë sfida, ndërsa shtoi se
kërcënimet vënë në rrezik vlerat tona të përbashkëta. “Revolucioni teknologjik
po ndryshon planetin tonë. Ballkani perëndimor më i paqtë e më i sigurt”, tha
Nishani.

Në këtë Samit që zhvillohet nën kujdesin
e veçantë të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, do të diskutohet dhe
do të shkëmbehen mendime dhe ide mbi Platformën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar si
dhe mbi çështje të ndryshme të sigurisë dhe sfidave të tjera, me të cilat
përballen vendet pjesëmarrëse.