Presidenti Meta: Vëllazërore e bukur, fituan vlerat më të mira sportive

205
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm pasditen e sotme në vëllazëroren mes Shqipërisë dhe Kosovës, që do të fitohej 2-1 nga kuqezinjtë tanë. Pas ndeshjes, kreu i shtetit ka reaguar me një status në rrjetet sociale, duke e cilësuar një “vëllazërore të bukur, ku fituan vlerat më të mira sportive kombëtare”

“Një vëllazërore e bukur, me tre gola të Bekim Balaj, Myrto Uzuni dhe Vedat Muriqi, ku fituan vlerat më të mira sportive kombëtare”, shkruhet në reagimin e plotë.