Presidenti i Republikës,Ilir Meta mbërriti sot në Stamboll, me ftesë të veçantë nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për të marrë pjesë në përurimin e aeroportit të madh të këtij qyteti “Istanbul Ataturk Airport”.
“Kënaqësi e veçantë ta uroja Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë e njëkohësisht për inagurimin e aeroportit të madh “Istanbul Ataturk Airport”.”-shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook.