Presidenti Meta uron gazetaren Anila Basha për lindjen e djalit: Jetë të gjatë e me shëndet Aristotelit

89

Gazetarja e njohur Anila Basha është bërë nënë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i ka vendosur emrin Aristotel.

Mes shumë urimeve që ka marrë nga kolegët, një urim special i është bërë dhe nga Presidenti Ilir Meta.

Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta shkruan: “Jetë të gjatë e me shëndet Aristotelit, bebit të bukur të Anila Bashës që lindi në këtë ditë të bekuar e plot diell për të!”.