Presidenti Meta takon kancelaren gjermane Angela Merkel

435
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Gjatë kësaj konference, presidenti Meta është takuar dhe me kancelaren gjermane Angela Merkel. Meta u shpreh rreth këtij takimi me lideren gjermane ku theksoi “mesazhet e forta dhe të qarta” të saj. “Mesazhe të forta dhe të qarta të Kancelares Angela Merkel sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih Mësimet e nxjerra që nga koha e pas Luftës II Botërore mbeten po aq aktuale sot: uniteti europian dhe partneriteti Trans-Atlantik në themel të sigurisë dhe lirisë që gëzojmë sot. Marrëveshja e Prespës, një nga arritjet më të rëndësishme në fushën e sigurisë gjatë kësaj kohe.”