Presidenti Meta takim me fëmijët me sindromën Down: Solidaritet, ndihmë dhe dashuri për ta

552
Sigal

Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me fëmijët që vuajnë nga sindroma Down, ku ka kërkuar solidaritet, dashuri dhe ndihmë në përkrahjen e këtyre fëmijëve. “Emocione të forta ndjej gjithmonë nga dashuria e pastër që dinë të falin fëmijët e mrekullueshëm të prekur nga sindroma Down. Përherë mbresëlënëse do të mbeten edhe takimet me ta, kur më kanë njohur me pasionet por edhe me talentet e jashtëzakonshme të tyre. Ndenja që jam i bindur, se i kemi përjetuar të gjithë. Ndaj, në Ditën Botërore të Sindromës Down, një thirrje të fortë u bëj të gjithë institucioneve dhe shoqërisë, për solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufishme në përkrahje të tyre, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jete të pavarur e të mirë integruar.”deklaroi Presidenti Meta.