Luan Baçi: Kryeministri Rama filloi përgatitjet p ër manipulim dhe vjedhje të zgjedhjeve

289
Sigal

Ish deputeti Luan Baçi ka publikuar një formular, që është dërguar nga qeveria në qarqe, drejtuesve të institucioneve vendore,  dhe u kërkon të gjitha të dhënat e punëtorëve të institucioneve dhe bizneseve që janë në varësi të shtetit, e kjo, sipas denoncimit të ish- deputetit Luan Baçi, bëhet, që të detyrojë gjithë punonjësit të deklarojnë me shkrim që ata dhe pjesëtarët e familjeve të tyre, do t’i japin votën partisë-shtet. Ja denoncimi i ish- deputetit Luan Baçi:  “Edi Rama është kampion i vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve. Motoja e tij, të vjedhim zgjedhjet dhe pastaj vjedhim Shqipërinë, është në krye të agjendës së tij. Menjëherë pas caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare nga Presidenti i Republikës, Edi Rama dha urdhrin e prerë në çdo Qark. Për kryetarët e emëruar, hajdutët e Bashkive. Për gjithë administratën e saj. Formulari u drejtohet: Për drejtorët e institucioneve. Për punonjësit e administratës. Filloni nga puna menjëherë. Të tmerruar nga urrejtja e qytetarëve, të friksuar deri në palcë nga zullumet që kanë bërë, të trembur nga humbja e thellë që i pret, ata e dinë mirë që pas 25 Prillit 2021 do të japin llogari deri më një perpara ligjit për vjedhjet, abuzimet, korrupsionin dhe maskarallëqet e tyre të pa dëgjuara asnjëherë. Kryetari i Bashkisë  Subashi, abuzues dhe hajdut i pakrahasueshëm, mblodhi urgjent drejtuesit e bashkisë, punonjësit e administratës, deri dhe punonjësit e pastrim gjelbërimit dhe me tone të larta u kërkoi që të fillojnë nga puna për të mbledhur vota. Kanë përgatitur një formular të gatshëm dhe standard dhe u dhanë urdhër që: Çdo drejtues i drejtorive të Bashkisë duhet të gjejë 30 votues me numër telelefoni dhe kartë ID, ta regjistrojë dhe të dorëzojë formularin te Subashi. Çdo punonj ës i administratës të gjejë 20 votues me numër telelefoni dhe me kartë ID. Çdo anëtar i KB të emëruar në 30 Qershor, që nuk janë pak po 51 kokë, duhet të gjejë 30 votues të identifikuar. Çdo drejtor institucioni dhe punonjësit e administratës duhet të mbushin formularët me nga 30 votues. Drejtori i Tatimoreve është më i avancuari në këtë drejtim, urdhëri i tij është: Duhet që të regjistrojnë bizneset, të fillojnë nga kontrollet dhe gjobat, presionet dhe shantazhet, duke ju caktuar numrin e votave që do sigurojnë për Ramën dhe zonat që ata do mbulojnë. Drejtori Arjan Fasko i elektrikut, duke pasur parasysh numrin e lartë të punonjësve, specialistëve dhe faturistëve, të gjithë të pajisur me kartën e anëtarësimit të rilindjes, ca më të mirë dhe ca me pahir, por edhe se ka numrin më të lartë të tenderave dhe lekëve të vjedhura, si gjithmonë më aktivi dhe me arrogancë, urdhrin e ka dhënë të prerë dhe për afat më të shkurtër nga të tjerët. Në alarm të plotë janë gjithë drejtorët e tjerë. Drejtuesit i kanë garantuar se janë të mbrojtur nga denoncimet e mundshme, pasi policia është në mbrojtje dhe në mbështetje të tyre. SPAK duhet të fillojë hetim për krim zgjedhor, ndaj hartuesve të këtij formulari, ndaj organizuesve dhe zbatuesve të kë                                                                                                                                                      saj veprimtarie të paligjshme dhe të dënueshme.