Presidenti Meta publikon posterin, thirrje qytetarëve për protestën e 2 marsit: Besëlidhje kundër grushtit të shtetit

119

Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar se në datën 2 mars, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara Kryeministrisë, me popullin shqiptar tha ai do lidhet një besëlidhje “për të shpartalluar regjimin e oligarkëve’.

Këtë deklaratë të tij, presidenti e ka konfirmuar edhe nëpërmjet një postimi në facebook, ku me flamurin shqiptar dhe pa koment publikon foton: “Më 2 mars besëlidhje kundër grushtit të shtetit.”

Gjatë konferencës live Meta ka bërë ironi kur tha se ata që kërkojnë popullin e Presidentit, “të porosisin poture të gjera”.

Këto deklarata kreu i shtetit i bëri në konferencën për media kur u pyet nga gazetarët përse nuk e shpërndan atë që gjithnjë i referohet gjysmë parlamenti.

DEKLARATA E PLOTE

‘Do e marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit. Veoprimet e Presidentit do jenë në mbrojtje të Kushtetutës. Ju siguroj që kjo godinë është sot një kështjellë e vetme për fat të keq, por e paepur dhe e pamposhtur për mbrotjen e Kushtetutës dhe demokracisë, nga data 2 mars kur do firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit dhe në shpartallim të plotë të grushtit të shtetit përpara bulevardit me popullin shqiptar ku do lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve me qëllim shpopullimin e këtij vendi dhe shndërrimin e tij në një qendër të pastrimit të parave, dhe të shumë problemeve të tjera që nuk i meriton.

Në 2 mars ju presim të gjithëve pasdite ne bulevardin Dëshmorët e Kombit e ju japim fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do i kthehen popullit shqiptar. Ata që kërkojjnë popullin e presidentit në Whatsapp të porosisin poture të gjera.”

“Pjesëmarrës ne grushtin e shtetit është vetë qeveria dhe mazhoranca, ai që unë e quaj gjyasmë parlament për aryse që ju i dini ca përfaqëson edhe është antikushtetues. Ka persona të tjerë dhe do ketë padi të reja në ditët në vijim cdo ditë do ketë lajme për grushtin e shtetit.”