Të rinjtë po ikin, radhë të gjata në ambasadën gjermane në Tiranë

498
Sigal

Ambasada Gjermane përballet çdo ditë me dhjetëra të rinj, të cilët shofin mundësinë e artë pas asaj dere për të nisur një jetë të re drejt shtetit gjerman.

Klintoni sapo ka dalë nga dyert e ambasadës dhe me një vizë 6-mujore në duar ka nisur të mendojë për jetën e re.

“Jam i detyruar të zbatoj kontratën që më ka bërë pronari deri në një periudhë të caktuar. Ta cakton komuna sa do rrish me këtë pronar. Pastaj unë do të shfrytëzoj gjëra të tjera. Nuk është se mora këtë vizë dhe do i jap fund çdo gjëje. Në sektorin e ndërtimit do të punoj. Pastaj duke parë, duke bërë. Mund të bëj një biznes timin ose do të shfrytëzoj diplomën tim për inxhinieri ndërtimi“, u shpreh i riu për tematv.

Drejt shtetit gjerman, 26-vjeçari do të niset në muajin prill teksa pas lë edhe pakënaqësitë që e detyruan të kërkojë emigrimin.

“Mund të të ofrohen më shumë mundësi. Të paktën kushtet e punës janë më të mira. Mund të punosh si punëtor dhe gjen kushte më të mira sesa këtu si inxhinier. Nuk të respektohen orët shtesë, që atje si punëtor i thjeshtë të merren për bazë, ndërsa këtu edhe po qe mjek, si teknik IT nuk t’i marrin për bazë“, shtoi më tej.