Çmimi i karburantit në tregun e huaj bie me 6$ për 3 ditë, Bordi i Qeverisë firmos uljen qesharake të naftës në vend me plot 1 lek

114
Sigal

Bordit të Transparencës i’u deshën plotë 24 orë që të mblidhej dhe të vendoste çmimet e reja të karburanteve në vend.

Ndërkohë që Bordi priste ditën e shtunë dhe kur mbledhja e fundit ishte bërë që në 2 gusht, deri më sot në tregun ndërkombëtar ka pasur lëvizje të forta sa i përket çmimeve.

Sipas bursës ndërkombëtare, në 2 gusht, kur është edhe mbledhja e fundit e bordit, një fuçi naftë ka kushtuar 94.42 dollarë.

Pas 2 gushtit rënia e çmimit ka vijuar duke u ulur deri ditën e djeshme, kur arriti në nivelin 88.54 dollarë.

Por pavarësisht kësaj rënie me gati 6 dollarë në tre ditë, Bordi nuk e pa të arsyeshme të mblidhej, duke detyruar qytetarët të blinin një litër naftë me 221 lekë, një litër benzinë me 207 lekë dhe një litër gaz me 81 lekë.

Bordi i Qeverisë njoftoi sot më në fund se ishte mbledhur dhe kishte vendosur çmimet e reja. Benzina është ulur me 8 lekë, ndërsa për çudinë e të gjithëve nafta ka pësuar një ulje qesharake me vetëm 1 lek. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me gazin.

Ndryshimi i çmimeve 2 gusht- 6 gusht

Nafta ishte 221 lekë/litri -bëhet 220 lekë/litri.

Benzina ishte 207 lekë lekë/litri- bëhet 199 lekë/litri.

Gazi ishte 81 lekë/litër-bëhet 80 lekë/litri