Presidenti Meta nuk dekretoi Sandër Lleshin, reagon Basha: Ja kush është lëvizja e ashpër që nuk është lojë shahu!

491
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me qytetarët në Korçë ka komentuar dhe vendimin e presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar ministrin e ri të Brendshëm Sandër Lleshin.

Basha është shprehur se presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe jam i sigurt që ai do të japë të gjithë aspektin kushtetues për dekretin e ministrit të Brendshëm të propozuar nga Rama.

“Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe jam i sigurt që ai do të japë të gjithë aspektin kushtetues për dekretin e ministrit të Brendshëm të propozuar nga Rama.

Një gjë është e sigurt që lëvizja e ashpër që nuk është lojë shahu, është dhe do të jetë vetë largimi i kryeministrit Rama. Vendi është pa kryeminister pa gjykatës pa prokurori. Vendi qeveriset nga një organizate kriminale dhe përgjegjësia ngelet mbi Ramën.”– u shpreh Basha.

Ditën e djeshme Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm, ai thotë se nuk ka krijuar bindje për kanditaturën e Lleshit.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, thuhet në njoftimin e shkutër të Presidencës.