Presidenti Meta në SHBA, takohet me drejtorin ekzekutiv të McCain Institute, Ambasador Kurt Volker

547
Sigal

Presidenti Ilir Meta, i cili prej disa ditësh vijon me takimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar ditën e sotme me drejtorin ekzekutiv të McCain Institute, Ambasador Kurt Volker.

Meta është shprehur i lumtur për këtë takim, teksa ka shkruar se ndihet shumë mirënjohës për kontributin e senatorit McCain për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

“I nderuar të vizitoja McCain Institute dhe të takoja drejtorin ekzekutiv, Ambasador Kurt Volker. Mirënjohës për Senatorin John McCain, në veçanti për kontributin e tij për lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”, ka shkruar Presidenti Meta.

I nderuar të vizitoja McCain Institute dhe të takoja drejtorin ekzekutiv, Ambasador Kurt Volker. Mirënjohës për…

Publiée par Ilir Meta sur Mercredi 3 octobre 2018