Presidenti Meta: Në demokraci autoriteti fitohet me votë, konfirmohet me votë

223
Sigal

Nuk fitohet me polici. Nuk fitohet me procedura. Çdo krizë politike ka vetëm zgjidhje politike. Zgjidhja është vetëm vota

Presidenti Meta në një intervistë nga Maqedonia e Veriut për mediat vendaseka komentuar  aktualitetin politik në Rajon e Shqipëri:

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë një faktor vendimtar për të ardhmen euro-atlantike dhe e kanë provuar këtë gjë, janë garancia më e mirë për këtë orientim i cili është jetik për të gjithë shqiptarët në rajon.

Kam vlerësim pozitiv për përpjekjet e Kryeministrit Zaev për arritjen e marrëveshjes së Prespës, marrëveshje e cila solli dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Politikan tanë ndoqën rrugën më të gabuar për interesa partiake dogjën një proces të rëndësishëm, jo vetëm për qytetarët por edhe për Shqiptarët,si dhe për çeljen e negociatave. Zoran Zaev dha dorëheqjen dhe shkoj drejt zgjedhjeve të parakohshme, për këtë e vlerësojë sjelljet e tij që kanë qenë demokratike dhe një shembull pozitiv për tu ndjekur në vendin tonë. Vota e Shqiptarëve e ka përcaktuar gjithmonë qeverinë në Maqedoninë e Veriut!

Do të bisedoj me të gjitha autoritet shtetërore sikundër kam bërë edhe në të kaluarën dhe do flasim hapur për të ndihmuar shqiptarët e Maqedonisë që të jenë qytetar të barabartë siç ju takon dhe nga Kushtetuta, por dhe nga kontributet që kanë dhënë për Maqedoninë e Veriut dhe për të ardhmen e saj euro-atlantike dhe europiane.

Këtu është në radhë të parë përgjegjësia e Lidershipit shqiptarë, forcave politike që janë në institucione dhe të rolit të tyre, për të zgjidhur problemet dhe konfliktet e brendshme politike.

Roli i ‘Shoqërisë Civile’ që duhet të mbaj në presion dhe të kërkoj llogari përfaqësuesve shqiptar të Maqedonisë.

 Forca më e madhe e shqiptarit në demokraci është vota!

Ajo që duhet të vlerësohet në Maqedoninë e Veriut është fakti i zhvillimeve të bizneseve të ndryshme,  raporti i ‘Doing Business’ është për tu vlerësuar shteti maqedonas dhe ka jo pak biznesmen që investojnë këtu, sepse keni ligje administrative të pandryshueshme, keni ligje vënie më të qëndrueshme.

 Nuk do dëshiroja kurrsesi që ne të ndaheshim për çështjen e Integrimit Europian dhe nëse Maqedonia ecën më shpejt ti njihet ky progres dhe nuk kemi pse ta tërheqim Maqedoninë mbrapsht.
Unë e kam pranuar që Maqedonia është shumë më përpara Shqipërisë në drejtim të përmbushjeve të detyrimeve kryesore të procesit të Integrimit Europian.

Është e papranueshme që tani të dali si peng  vetoja e Bullgarisë, e papranueshme që për një çështje bilaterale të bëhet pengës për çështjen e zgjerimit, kjo bëhet një precedent për çdo anëtar të BE-së për këdo.

 Shqipëria nuk dëshiron të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e çeljes së negociatave.

Por, ne duam që negociatat të hapen sa më shpejt, por nëse kjo është një gjë e pamundur, unë kam pasur të njëjtin opinion edhe më parë që Maqedonia e Veriut të mos sakrifikohet për Shqipërinë.

Nëse Shqipëria, nuk arrin dot të bëj zgjedhje pluraliste dhe shumë çështje të tjera, është e padrejtë që të penalizohet një vend tjetër, të cilit edhe ju premtua.Por hapja e negociatave dhe marrëveshjes për këtë çështje, kanë tëbëjnë edhe me besueshmërinë e BE-së.

Liberalizimi i vizave nga BE, iu premtua edhe Kosovës nëse do të zgjidhte çështjet me Malin e Zi. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të bëjë çdo përpjekje për çeljen e negociatave, duhet të bëhet përpjekje me Bullgarinë ashtu edhe ne Bashkimin Europian.

 Hapja e negociatave, për  Maqedoninë e Veriut ështënjë çështje midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, dhe e Bullgarisë me BE-në. Ne duhet të tregohemi të duruar duke punuar, dhe jo të duruar duke pritur. Në të njëjtën kohë të dyja vendet duhet të shtojnë investimet, të mos lejojmë largimin e tërinjve nga vendi si dhe  të luftojmë pabarazinë sociale.

Ndikim të madh në mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë pasur: Problemet e brendshme të panevojshme të  Shqipërisë.

Problemet e  Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, të cilat nuk ndihmuar në këtë proces si dhe problemet e BE-së, me qëndrimet e tyre evazive si dhe shtyrjet paafat të vendimeve nga ana e tyre,  për të fituar kohë.

Nisma “Ballkani i Hapur”, deri tani ka ndërruar 3 emra dhe nuk ka ardhur si produkt i një procesi gjithëpërfshirës me vendet e rajonit, por ka ardhur si një protagonizëm rajonal duke iu imponuar vendeve të tjera në mënyrë të veçantë shtetit të Kosovës, duke evendosur atë një një kënd me argumentin se ata,  nuk duan bashkëpunim për këto procese dhe kjo gjë nuk është e vërtet.

Në rajonin e Ballkanit ka shumë nisma, ku dhe Kosova është palë e barabartë me të gjithë, këto janë nisma që në të gjithë duhet tëpërqendrohemi, të cilat janë nën kujdestarinë e Gjermanisë dhe të Bashkimit Europian.

President i Republikës së Shqipërisë, nuk ka parë asnjë akt të nismës “Ballkani i Hapur” edhe pse kam kërkuar informacion zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, dhe e kam të vështirë të flas për të, dhe më duhet ti referohem fjalimeve të ndryshme që mbahen, ku këto nuk përbëjnëdokumente zyrtare shtetërore.

 Nisma “Ballkani i Hapur” duke mos qenë gjithëpërfshirëse nuk është as në shërbimin e qëllimeveqë ajo shpall për bashkëpunimin,  dhe  në çdo gjë pozitive që predikohet, në këtë nismë më shumë kemi parë debate sesa rezultate.

Me Serbinë, Shqipëria ka 18 marrëveshje bilaterale, që ja kemi propozuar Serbisë që në vitet 2002-2003, nga të cilat Serbia ka aprovuar shumë pak, vetëm ato që i kanë interesuar asaj, dhe ende mbahet pezull çështja e arsimit.

Nisma “Ballkani i Hapur” është më shumë një debat i hapur sesa një projekt, ajo është një konflikt i hapur një retorikë e cila nuk përfshinë vetëm çështjen e Kosovës, por është edhe problemi i Bosnjës dhe i  Malit të Zi, pra janë 3 vende.

 Republika e  Shqipërisë, ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila përcakton qartë rolin e Presidentit të Republikës, në çështjet e marrëveshjeve ndërkombëtare, të qeverisë dhe të gjithë institucioneve të tjera.

Unë si President i Shqipërisë i kam kërkuar informacion zyrtar Ministrisë së Punëve të Jashtme, se çfarë marrëveshjesh dhe aktesh juridike ka për nismën “Ballkani i Hapur” dhe ende nuk kam asnjë dokument, dhe kjo i bie të jetë një ‘tollovi fjalësh’.

Shqipëria ka treguar që nuk ka asnjë kompleks, për të zhvilluar marrëdhënie të mira dhe miqësore me Serbinë, pasi kjo gjë i shërben demokratizimit të rajonit si dhe ndihmon shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Serbi.

Nuk mund të mohohet  gjenocidi Serb ndaj popullit të Kosovës dhe nuk mund ti  kërkohet llogari Kosovës, pse nuk vjen ti  pas nesh në nismën “Ballkani i Hapur”, edhe pse e nisëm këtë gjë pa të pyetur  dhe llogaritur ty. Ne, si Shqipëri dhe si shqiptarë, duhet të jemi të kujdesshëm.

Ka një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në korrik të vitit 2010, ky vendim konfirmon pavarësinë e Kosovës, pas ankesës që bëri në këtë Gjykatë shteti Serb.

Shteti serb dha një konsensus për këtë çështje, me qëllim çeljen e negociatave të vendit të vetë që nga vitit 2014, dhe rrugës bëri devijimet e veta.

Unë mendoj që gjithë udhëheqësit e Kosovës në këtë çështje duhet të jenë të gjithë të bashkuar dhe ta zgjidhni sa më parë.

Është e rëndësishme që të mbahen qëndrime të qarta parimore nga institucionet e Kosovës.

Institucionet e Kosovës mos ta shikojnë si një lojë politike, duke e pasuar në qeverinë e radhës, sepse kjo është një pengesë dhe kërkohet unitet nga të gjitha palët.

Unë si President i Shqipërisë jam i gatshëm tu ofrojë ndihmën time, për ta tejkaluar si proces  me të gjithë udhëheqësit e Kosovës, për këtë çështje flas me të gjithë në njëjtën gjuhë.

 Mendoj që çështja shqiptare në Ballkan, ka marrë një zgjidhje të rëndësishme me pavarësinë e Kosovës, e cila ka qenë në zemër të gjithë kësaj padrejtësie të madhe.

Çështja shqiptare mendoj që ka marrë zhvillim pozitiv edhe në Maqedoninë e Veriut, me “Marrëveshjen e Ohrit” dhe me të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur, por edhe në vendet e tjera të rajonit ka një progres.

Situatë tepër kritike ka Lugina e Preshevës, me situatën e arsimit e cila është një e drejtë themeltare. Shqiptarët në rajon kanë përjetuar zhvillime pozitive si komb, duke filluar nga epoka e re e demokracisë pas rënies së ‘Murit të Berlinit’.

Shqipëria dhe Kosova ka qenë njëëndërr dikur, sot infrastrukturaështë përmirësuar, me përfundimin e rrugës sëArbërit të njëjtën gjë presim dhe me Maqedoninë e Veriut.

Problemi më i madh i shqiptarisë është të mos  të lejojmë largimin e të rinjve nga vendi i tyre, duke mos shkretëtuar vatrat dhe trojet tona.

Shpikja për ‘Shqipërinë e Madhe’ është justifikim për planet e ‘Serbisë së Madhe’ këto janë çështje shumë të vjetra, ne jemi përkushtuar evropianizimit jo vetëm të Shqipërisë, por në tëgjitha vendet ku jetojnëshqiptarët, duke e parë këtë si projekt të përbashkët për të gjithë popujt e këtij rajoni, përfshirë edhe Serbinë.

Ne dëshirojmë të shohim një përkushtim serioz të Serbisë, për evropianizimin e saj dhe bashkëpunim me të gjithë popujt dhe kombet në këtë rajon.