Presidenti Meta: Kushtetuta, interesi kombëtar dhe interesi publik janë të vetmet që më udhëheqin në veprimet e mia dhe në aktet e mia

493
Sigal

Pyetje: Zoti Meta, a ishte Kushtetuta e para kur firmosët për dekretin e zotit Bahri Shaqiri? Mazhoranca thotë se ka shkelje kushtetuese, sepse nuk plotëson një nga kriteret, atë të arsimit të tij në fushën e financave?

Presidenti Meta: Kushtetuta, interesi kombëtar dhe interesi publik janë të vetmet që më udhëheqin në veprimet e mia dhe në aktet e mia.

Pyetje: Çfarë komenti keni për delegimin e detyrës që zoti Rama ia kaloi zotit Cakaj?

Presidenti Meta: Nuk kam asnjë koment për organizimet e brendshme të qeverisë apo të pushtetit vendor. Unë e kam shumë të qartë si President i Republikës, edhe për shkak të vendimit vizionar të Gjykatës Kushtetuese, se kujt institucioni mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë.