Presidenti Meta: Koronavirusi nuk e ndal dot pranverën

313
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dhënë një mesazh frymëzues për të ardhmen në ditën e Tokës.

Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta shprehet se koronavirusi nuk mund ta ndalë pranverën që ka nisur tashmë, por nga ana tjetër këshillon se për të pasur një të ardhme më të mirë, pa të gjitha masat mbrojtëse që na imponohen këto ditë, ne, njerëzit duhet ta duam dhe ta mbrojmë më shumë Tokën, mjedisin, ekosistemin, biodiversitetin e pasur dhe pyjet.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit
Coronavirusi nuk e ndal dot pranverën! Por për një të ardhme më të shëndetshme, pa maska, doreza dhe ilaçe, duhet ta duam dhe ta mbrojmë më shumë Tokën, mjedisin, ekosistemin, biodiversitetin e pasur dhe pyjet e jashtëzakonshme!
Uroj që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt për t’ju rikthyer bukurive tona përrallore natyrore!
Gëzuar Ditën e Tokës!