Presidenti Ilir Meta deklaroi se përplasjet me kryeministrin Edi Rama nuk janë personale, por parimore. Në intervistën e dhënë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinon” shkeljet ligjore të qeverisë dhe bllokimi i integrimit janë çështjet kryesore me të cilat përballet vendi.
Presidenti u pyet për akuzat e Edi Ramës se kreu i shtetit është takuar me persona me rekorde kriminale.
“Nuk kam kohë të merrem asnjë sekondë me shpifjen e Ramës. I vetmi person me rekorde kriminale që mund të kem takuar për shkak të detyrës është Edi Rama”,- tha Meta.
Presidenti u shpreh se kthimi i Kodit Zgjedhor është procedurë që nuk ka vlerë me qëndrimet që po mban Rilindja, por qëndrimi i PPE-së ishte për kthimin e ligjit. “Nuk kisha ndërmend ta ktheja, sepse në PS nuk janë fëmijë. E bënë me bindje absolute miratimin e tij”, – tha kreu i shtetit.
Presidenti Meta tha se PS shkeli marrëveshjen e 5 qershorit, e cila në thelb ishte një akt i thjesht që kërkonte vetme zgjedhje normale.