Presidenti Meta, i Ftuar Nderi në Konferencën vjetore të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme gjermane

438
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në Berlin, ishte i Ftuar Nderi së bashku me Presidenten kroate Kolinda Grabar – Kitaroviç në Konferencën Vjetore të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme gjermane. Në këtë Konferencë marrin pjesë 3500 përfaqësues të biznesit gjerman dhe atij ndërkombëtar. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me ftesë të Kryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Ambasadorit Wolfgang Ischinger, merr pjesë në Konferencën që organizohet, më 15-17 shkurt 2019. Në këtë edicion të 55-të të Konferencës, pritet që të diskutohen dhe debatohen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale botërore, sfidat e rendit liberal botëror, multilateralizmi, marrëdhëniet transatlantike e kërcënime e reja për paqen dhe sigurinë në botë.