Kërpaci: 2 Mars, që Shqipëria për ne dhe Europën të njihet si shtëpia e shqiptarëve

337
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi ka folur në lidhje me një raport për shqiptarët që kërkojnë azil në Europë.

Sipas Kërpaçit, çdo ditë 63 shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE gjatë 2019-ës.

POSTIMI:

Çdo ditë 63 shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE gjatë 2019-ës. Zyra Evropiane për Mbështetje të Azilit tregon për 22,982 aplikime gjatë vitit që lamë pas, duke e bërë Shqipërinë të jetë e 10a në botë, në listën që kryesohet nga Siria, Afganistani, Venezuela.

Shumë prej aplikantëve janë të rinj, apo prindër që kërkojnë një të ardhme të sigurtë për fëmijët.

#2Mars, që Shqipëria për ne dhe Europën të njihet si shtëpia e Shqiptarëve dhe jo si vendi i origjinës së azilantëve.

No photo description available.
Image may contain: text