Presidenti Meta akuza të forta Bashës: Bëri dopio lojë me marrëveshjen e detit, implikime serioze për shtetin shqiptar

191
Sigal

Presidenti Ilir Meta sulmoi kryetarin e PD-së Lulzim Basha për marrëveshjen e detit me Greqinë.

“Unë nuk i nxjerr thikën njeriu, po të jetë për të goditur e godas përballë dhe nuk i kam ikur kurrë ballafaqimit as me Fatos Nanon, as me Berishën apo Ramën. Ky nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar, se është një person, që mban përgjegjësi të veçantë për lojën që bëri për marrëveshjen e detit me Greqinë, ishte përgjegjësi e tij që ajo të bëhej në përputhje me Kushtetutën dhe jo të shmangte presidentin për të bërë dopjo lojë.

Ky qendrim i tij ne raport me Marreveshjen e Detit ka patur implikime shume serioze ne raport me shtetin shqiptar. Kete e them per here te pare dhe nuk dua ta zgjas me tej”, tha Meta.