Presidenti Ilir Meta: Kush do tentojë të prishë festën e madhe të demokracisë së shqiptarëve më 25 prill, do të bëhet kurbani i festës

Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur përmes një mesazhi të shpërndarë nëpërmjet rrjeteve sociale, mesazhin që përcolli mbrëmjen e djeshme lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke theksuar se kush do tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës.

“Jam i sigurt se 25 prilli është dita e rizgjimit të demokracisë dhe do të jetë një FESTË E MADHE E DEMOKRACISË.

NOA

Shpresoj, që të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë festë.

Kush kërkon t’jua prish festën, duhet të ketë parasysh se nuk do të ndiejë askush keqardhje që do të bëhet KURBANI i kësaj feste”, shprehet Presidenti Meta teksa publikon dhe videon nga intervista e djeshme.