Presidenti Ilir Meta komenton protestat kuksiane: Janë legjitime. Qeveria të japë më shumë llogari

540
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur se është e drejta e komunitetit që kërkojë llogari për vendimet që merren ndaj tij.
Sipas tij, protestat forcojnë ndjenjën e llogaridhënies të qeverisë ndaj qytetarëve.
‘Shpresoj në një reflektim të përgjithshëm të qeverisë.
Mesazhi im ka qenë dhe mbetet i qartë. Opozita ka të gjitha mundësi të shfrytëzojë të gjitha mënyra për të rritur kontrollin parlamentar dhe mazhoranca duhet të jetë e interesuar për dialog me të gjitha grupet e interesit, qytetarët.
Të evitohet çdo shkak për tensione të panevojshme dhe konflikte që nuk i shërbejnë askujt, as qytetarëve as një qeverisje më të mirë dhe as për një demokraci’, u shpreh presidenti ilir Meta për gazetarët.
Sigal