Presidenti Ilir Meta: Askush nuk do të ketë shans të tjetërsojë vullnetin e popullit në zgjedhjet e 25 prillit

Në vazhdim të intervistës, Presidenti Ilir Meta foli dhe për zgjedhjet e 25 prillit ku tha se askush nuk do të ketë shans të tjetërsojë vullnetin e popullit.

“Qytetarët shqiptarë nuk do të lejojnë që vendi i tyre te shkoje ne greminë, shqiptarët me zgjedhjet e 25 prillit, do bëjnë ‘restart’ të demokracisë dhe të vendit të tyre.”,- shprehet Kreu i Shtetit më tej për temën e zgjedhjeve.

NOA

Ndërkaq teksa flet për zbatimin e Reformës në Drejtësi, Presidenti Meta shprehet se ky proces është kthyer në “Ramaformë”.

“Çdo ndryshim i Reformës do ndodhi në Parlament dhe me partnerët tanë ndërkombëtare dhe derisa të ndodhi kjo do zbatohet legjislacioni aktual. Çkapja e shtetit dhe e Reformës në Drejtësi do të ndodhi në 25 prill, kjo është e padiskutueshme.”,- shprehte më tej Kreu i Shtetit.