Opozita dogji mandatet, “Rilindasit dhe kolaboracionistët” po rrjepin Shqipërinë

299

“Kur shqiptarët u izoluan për muaj me rradhë për shkak të pandemisë dhe nuk përfituan as pagën e luftës, të premtuar nga Kryeministri, deputetët, të cilët edhe pse nuk lëviznin nga shtëpia apo bridhnin Europës, nuk bënë asnjë aktivitet politik, mbushën xhepat me dieta të majme, duke përfituar deri në 1500 euro në muaj, me justifikime shpenzime karburanti dhe dieta. Ndërkohë, që shumë mjekë të vijës së parë kundër Covid-19, kanë denoncuar që ende nuk kanë marrë as shpërblimin prej 1.000 euro”

Sigal

Ja kush janë 110 deputetët që morën para në kulmin e pandemisë, shpenzime marramëndëse që kapin 700$ dita

Deputetët, që nuk kanë elektorat, me dieta të majme, qindra miliona çdo muaj

Shumë deputetë të parlamentit shqiptar nuk kanë elektorat, pasi pranuan mandatin e deputetit, në kundërshtim me partitë politike që i kishin futur në Listën Zgjedhore të kandidatëve për deputetë. Kështu, përveç llogjeve që bëjnë në sallën e parlamentit dhe nëpër ekranet e televizioneve, këta deputetë nuk bëjnë asnjë takim nëpër qarqe me zgjedhës, elektorat, apo me qytetarë. Mirëpo, kjo nuk i ka penguar këta deputetë, që të mbushin xhepat me shpërblime të majme, me dieta për takime imagjinare nëpër qarqe, ndërkohë që shqiptarët po varfërohen përditë, saqë detyrohen të braktisin përgjithmonë Shqipërinë, duke kërkuar azil  nëpër shtetet e Europës.

Pandemia/  Shpërblime të majme për deputetët, izolim për shqiptarët

Shumica e deputetëve përfituan privilegjet e plota gjatë qëndrimit në shtëpi në muajin prill 2020, morën nga Kuvendi nga 360 USD për karburantin e makinave, ndërkohë, që ndalohej qarkullimi. Muaji prill i këtij viti shënoi kalimin kufizimeve në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit covid-19. Pjesë e masave kufizuese ishte edhe ndalimi i qarkullimit të automjete në të gjithë Shqipërinë, me përjashtim të autoambulancave, makinave të bizneseve dhe farmacive. Megjithatë, shumica e deputetëve rezultojnë se e kanë marrë të plotë pagesën nga Kuvendi për të mbuluar shpenzimet e karburantit për makinat, gjatë muajit prill 2020. Deputetët kanë përfituar secili deri në 40 mijë lekë ose 360 USD gjatë muajit maj 2020, për të mbuluar shpenzimet për karburantin, ndonëse nuk kanë lëvizur me makina gjatë këtij muaji, për shkak të masave kufizuese.  Gjatë muajit prill të këtij vitit, Parlamenti është mbledhur tre herë, ndërsa mbledhjet e komisioneve  parlamentare janë zhvilluar online, që do të thotë se deputetët kanë marrë pjesë në mbledhje nga banesat e tyre, pa qenë e nevojshme të ishin fizikisht në Kuvend.  Përveç rimbursimit të shpenzimeve për karburantin e pretenduar, 71 deputetë kanë përfituar edhe dieta gjatë muajit prill 2020, në kulmin e masave kufizuese. Deputetët kanë përfituar deri në 700 USD dieta gjatë muajit prill. Po gjatë kësaj periudhe, rezulton se të gjithë deputetët kanë përfituar pagesën fikse prej 17,000 për shpenzimet për telefonin si dhe honorare për pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare nga shtëpitë e tyre. 20 deputetët kanë marrë nga 35 000 lekë secili për mbulimin e shpenzimeve të banesave që pretendojnë se i kanë me qera në Tiranë. SPAK duhet të hetojë, se ku i shpenzuan deputetët qindra mijë lekë për karburant, në muajt e izolimit nga pandemia, derisa kanë qëndruar brenda mureve të shtëpisë? Madje, ka deputetë, që kanë qenë të shtruar në spital të infektuar ngë Covid-19, mirëpo në bordero kanë përfituar 400.000 lekë për shpenzime karburanti. Kjo dëshmon se deputetët kanë abuzuar me ligjin, prej të cilit përfitojnë para  harxhim- karburanti, në ato raste kur shkojnë takojnë elektoratin e tyre, e jo kur shkojnë nëpër hotele me të dashurat dhe gratë e tyre.

Miliona lekë për maskat e deputetëve të “Tepsisë”

Kulmi i marrëzisë, deputetët e “varfër”, blejnë maska dhe dezinfektues  me lekët e popullit. Edhe pse marrin 1500 euro rroga, 1000 euro dieta, pagesa për telefonat, makinat, qiratë e shtëpive, të zyrave dhe kredi të buta, qeveria përsëri shpenzon për ta, ndërkohë që qytetarët nuk marrin as “pagën e luftës”.  Virusi Covid-19, jo vetëm që i mbylli  qytetarët në karantinë, por edhe i detyroi ata që të blinin maska dhe doreza gjatë kohës që do të kryenin shërbimet  për blerje në dyqane  apo lëvizjet gjatë fashës së  përcaktuar me urdhër qeveritar. Të gjithë u bëmë koshientë që çmimi i maskave arriti në shuma të papërballueshme për qytetarët të cilëve sikur të mos u mjaftonte papunësia dhe varfëria e ulur këmbëkryq,  duhej që t’i blinin sa  “frëngu-pulën” për të majmur oligarkët e qeverisë. Madje kjo babëzi  goditi edhe personelin mjekësor, shërbimet  dhe punonjësit e supermarketeve, ushqimoreve, lokaleve të fruta-perimeve, bukës  etj.  Këto çmime i kapërcyen të gjitha kufijtë, kur shteti derdhte milona euro apo miliarda lekë  me ‘tenderat sekretë’, ku një maskë  që në treg blihej 2 euro, nga shteti blihej me çmimin e 8 eurove. Padyshim, kjo dosje tashmë e bërë publike ka përfunduar pranë SPAK-ut për hetim, ndërkohë që të gjitha maskat dhe dorezat duhej të përballoheshin nga Instituti i Sigurimeve  Shëndetësore, pasi fondi ekziston dhe këto para që nuk janë pak, por rreth 165 milionë euro në vit, nuk dihet se ku kanë përfunduar. Nëse këto  fonde  do t’i ndajmë në muaj, llogaritet që për  60 ditë izolim shteti ka fituar nga sigurimet shëndetësore,  afërsisht 28 milionë euro. Kjo  shumë e papërdorur nga shteti mund të kapë shifra edhe më të mëdha po të kemi parasysh që edhe spitalet u mbyllën, poliklinikat nuk punonin, operacionet u anulluan dhe vetë ministria e Shëndetësisë e cila zotëron një fond vjetor rreth 70 milionë euro, (ose 9 milion euro në muaj) duhet të shpjegojë se ku i ka përdorur këto shuma. Ndaj dhe qeveria nëse do ishte treguar sado pak humane dhe në respekt të detyrimit që ka ndaj shtetasve pasi janë të siguruar nga sigurimet shëndetësore, t’i pajiste të gjithë qytetarët me maska dhe doreza falas. Por atë që nuk bëri për qytetarët, qeveria dhe parlamenti e bënë për deputetët duke blerë maska e doreza në vlera maramëndëse.  Ajo që qeveria ka bërë dhe po bën për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve janë  deklaratat optimiste se kemi gjobitur mijëra shtetas  që nuk kanë lekëtë blejnë  bukën e gojës.

Përfitimet e deputetëve gjatë muajit prill 2020

 

  1. Zef Shtjefni 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Eugen Bojaxhiu 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Andi Permeti 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Artur Roshi 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Koçi Tahiri 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Klajdi Qama 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Kujtim Gjuzi 31,214 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Ardiana Jaku 34,035 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Suzana Topi 33,702 lekë karburant, 150,500 lekë dieta

 

  1. Selami Jenishehri, 30,016 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Besnik Troplini, 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Kostaq Papa, 30,016 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Krenar Rryçi, 31,214 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Ardit Konomi 40,000 lekë karburant, 62,708 lekë dieta

 

  1. Florenc Spaho 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Edmond Stojku 30,016 lekë karburant, 39,506 lekë dieta

 

  1. Halit Valteri 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Ervis Meço 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Ramazan Gjuzi 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Fatjona Dhimitri 40,000 lekë karburant, 79,012 lekë dieta

 

  1. Adelina Rista 40,000 lekë karburant, 62,708 lekë dieta

 

  1. Anasta Angjeli 33,702 lekë karburant, 31,354 lekë dieta

 

  1. Andrea Marto 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Antoneta Dhima 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Anduel Xhindi 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Bashkim Fino 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Bujar Çela 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Vilma Bello 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Milva Ikonomi 31,214 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Mimi Kodheli 40,000 lekë karburant, 39,506 lekë dieta

 

  1. Ermonela Felaj 40,000 lekë karburant, 39,506 lekë dieta

 

  1. Dritan Bici 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Spartak Braho 30,016 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Ervin Bushati 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Evis Kushi 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Fidel Ylli 31,214 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Taulant Balla 33,702 lekë karburant, 43,268 lekë dieta

 

  1. Xhemal Qefalia 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Edmond Leka 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Xhevit Bushaj 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Ilirjan Pendavinji 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Luan Duzha 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Paulin Sterkaj 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Jurgi Ḉyrbja 31,214 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Luan Harusha 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Reme Lala 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Roland Xhelilaj 31,214 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Damian Gjiknuri 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Enver Roshi 33,702 lekë karburant, 39,506 lekë dieta

 

  1. Aurora Mara 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Lindita Nikolla 34,035 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Edmond Rrushi 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Alban Zeneli 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Lefter Maliqi 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Majlinda Halilaj 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Ediola Braha 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Elda Hoti 34,035 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Nimet Musaj 40,000 lekë karburant, 79,012 lekë dieta

 

  1. Enada Kapllani 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Ralf Gjoni 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Arben Elezi 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Arlind Çacani 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Korab Lita 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Halil Jakimi 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Arben Pellumbi 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

 

  1. Arben Kamami 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Elena Xhina 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Edlira Bode 40,000 lekë karburant, 68,979 lekë dieta

 

  1. Fadil Nasufi 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Gjetan Gjetani 34,035 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Ilir Ndraxhi 31,214 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

 

  1. Gramoz Ruçi 109,790 lekë dieta

 

  1. Robert Bitri, 40,000 lekë karburant

 

  1. Sadri Abazi, 30,016 lekë karburant

 

  1. Klodiana Spahi 31,214 lekë karburant

 

  1. Besnik Baraj 30,016 lekë karburant

 

  1. Blerina Gjylameti 30,016 lekë karburant

 

  1. Musa Ulqini 33,702 lekë karburant

 

  1. Tom Doshi 40,000 lekë karburant

 

  1. Ulsi Manja 30,016 lekë karburant

 

  1. Adnor Shameti 40,000 lekë karburant

 

  1. Alket Hyseni 40,000 lekë karburant

 

  1. Almira Xhembulla 40,000 lekë karburant

 

  1. Elona Hoxha 30,016 lekë karburant

 

  1. Fatmir Velaj 40,000 lekë karburant,

 

  1. Ilir Beqaj 40,000 lekë karburant

 

  1. Ismet Beqiraj 40,000 lekë karburant

 

  1. Klotilda Bushka 30,016 lekë karburant

 

  1. Vullnet Sinaj 40,000 lekë karburant

 

  1. Eglantina Gjermeni 31,214 lekë karburant

 

  1. Lefter Koka 31,214 lekë karburant

 

  1. Ditmir Bushati 40,000 lekë karburant

 

  1. Ylli Shehu 30,016 lekë karburant

 

  1. Myslim Murrizi 45,026 lekë dieta

 

  1. Rrahman Raja 31,214 lekë karburant

 

  1. Rudina Hajdaraj 30,016 lekë karburant

 

  1. Sadi Vorpsi 30,016 lekë karburant

 

  1. Tatiana Piro Nurçe 40,000 lekë karburant

 

  1. Fatmir Xhafa 30,016 lekë karburant

 

  1. Senida Mesi 40,000 lekë karburant

 

  1. Mirela Furxhi 40,000 lekë karburant

 

  1. Niko Peleshi 40,000 lekë karburant

 

  1. Edlira Hyseni 31,214 lekë karburant

 

  1. Ligoraq Karamelo 40,000 lekë karburant

 

  1. Adriatik Alimadhi 40,000 lekë karburant

 

  1. Nikolin Staka 40,000 lekë karburant

 

  1. Vasil Sterjovski 40,000 lekë karburant

 

  1. Artemis Dralo 40,000 lekë karburant

 

  1. Eljo Hysko, 30,016 lekë karburant

 

  1. Erion Piciri 30,016 lekë karburant

 

  1. Amra Barova 40,000 lekë karburant