Presidenti i KE në Tiranë: Koha të mbajmë premtimet për zgjerimin. Ju realizoni angazhimet tuaja, ne do të përgatitemi t’ju mirëpresim

47
Sigal

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel u shpreh sot në Tiranë se është koha që BE të mbajë premtimin për zgjerimin.

“Ju falenderoj për angazhimin në rajon dhe udhëheqjen e tij. A është BE vetëm të menaxhojë apo duam të udhëheqim.

Zgjerimi është pjesë e përgjigjes, është investim në paqe e begati. Ky procesi i Berlinit luan një rol të rëndësishëm për të nxitur bashkëpunimin, mes BE dhe Ballkanit. Rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vite më parë, ka qenë një rrugë e ngadaltë e zhgënjues.

Është koha të mbajmë premtimet duhet të bëjmë shumë që të jemi gati. Ju duhet të realizoni angazhimet tuaja, ne duhet të përgatitemi për të mirëpritur anëtarë të rinj.” -tha ai, ndërsa iu përgjigj me batutë krahasimit të kryeministrit Rama, për procesin e zgjerimit.

“2030 është hasur me skepticizma e di që e keni krahasuar me një nuse dhëndri i të cilët nuk vjen asnjëherë në dasmë. Ne po e përgatism këtë dasmë. Zgjerimi është i bazuar në meritë.

Disa ditë më parë, bashkë me të tjerë diskutuam për këtë temë dhe ramë dakord që duam të behëmi gati për zgjerimin tonë të ardhshëm.” u shpreh Michel.