Presidenti drejton protestat kundër kryeministrit Borisov

250
Sigal

 Bullgaria e zhytur në korrupsion, mijra qytetar mbushin rrugët dhe sheshet e Sofies nën udhëheqjen e Presidentit Radev. Shpërdorimi i fondeve publike dhe atyre të BE-së për interesat e oligarkëve si dhe kapja e drejtësisë me të ashtëquajturën reformë nga partia në pushtet e kthyen vendin në shtet mafioz.

 

Presidenti drejton protestat kundër kryeministrit Borisov.  Bullgaria e zhytur në korrupsion  

Prej më shumë se dy muajsh në Bullgari qytetarët po protestojnë kundër korrupsionit qeveritar. Mijëra qytetarë dalin çdo ditë në rrugë dhe në disa zona të kryeqytetit janë përplasur me policinë, pasi kanë kërkuar të ngrenë çadra për qëndrim në shesh derisa të ikë kryeministri i vendit, Boyko Borisov. Qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe akuzojnë drejtësinë si të njëanshme. Megjithë akuzat e shpeshta për korrupsion ndaj kabinetit “Borisov”, Prokuroria e Përgjithshme në Bullgari ka hetuar vetëm politikanë të opozitës. Presidenti i vendit, Rumen Radev është vënë në krye të reagimit qytetar dhe kërkon që qeveria t’i përgjigjet thirrjes së qytetarëve. Ai ka deklaruar se dorëheqja e Borisovit dhe kabinetit të tij është rruga e vetme për zgjidhjen e trazirave politike. Protestat në rrugët e Sofies në Bullgari vijojnë çdo ditë dhe në media denoncohen korrupsione me tendera të ministrave dhe zyrtarëve të qeverisë. Demonstruesit presin më shumë mbështetje nga Evropa. Ata kritikojnë BE-në shkak të injorimit të këtyre problemeve me korrupsionin, mangësive në sistemin juridik dhe shkeljen e të drejtave të mediave në Bullgari.

Kapja e reformës në drejtësi e ktheu Bullgarinë nga një vend i BE-së, në një shtet mafioz

Kur vendi u bashkua me BE-në në 2007, Brukseli supozohej të vendoste mbikëqyrje gjyqësore, por përpjekja për reformën gjyqësore në fund të fundit dështoi dhe Bullgaria nuk dënoi asnjë politikan të lartë ose bos mafieje. Kriza aktuale e korrupsionit rrjedh pjesërisht nga fakti se tani që nuk u druhen masave të ashpra të BE-së, oligarkët gjithnjë e më të pacipë po u rikthehen taktikave të forta të viteve 1990 për të kontrolluar ekonominë. Një nga ankesat kryesore të protestuesve është se BE vazhdon të derdhë para, shumë prej të cilave ushqejnë mafien, pa kërkuar sundimin e ligjit.

Pra, fondet e BE-së janë pjesë e problemit?

Po. Një ministër dhe zëvendës ministër i ekonomisë dha dorëheqjen vitin e kaluar në një skandal mbi përdorimin e fondeve të BE-së për ndërtimin e vilave private. Fermerët thonë se ministrat që marrin miliona nga fondet e BE-së. Tenderat për infrastrukturë siç janë autostradat janë të ndara mes shumë kompanive, kështu që sa më shumë miq të jetë e mundur të mund marrin një pjesë të fondit të parave të BE-së. Punët publike shpesh bëhen në mënyrë të dobët, që shteti të ketë nevojë për kontrata dhe fonde të reja. Brukseli dhe Berlini nuk e kanë kritikuar Borisov. Ai është, në fund të fundit, një aleat kryesor i kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Partinë Popullore Europiane të qendrës së djathtë.

Cili është problemi në gjyqësor?

Shumë nga zbulimet më tronditëse në muajt e kaluar kanë të bëjnë me mënyrën se si gjyqësori, i mbështetur nga banditë me armë, por i ruajtur nga policia, është armatosur për të arrestuar biznesmenë, ndonjëherë për grindje brenda-oligarkësh.