Prof.Agim Hushi: Privatizimi i TOB, krim kombëtar

328
Sigal

Ekskluzivisht me tenorin me famë botrore Prof.Agim Hushi: Kryeministri Rama duke dhënë me koncesion TOB-in dhe Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore po shkatërron kulturën kombëtare. Deklarata e ministers së Kulturës është një ccmënduri e ‘rilindjes” dhe kapitullim i kësaj qeverie, pasi TOB është I vetmi institucion që ka marrë patent ndërkombëtare

TOB është i vetmi institucion kulturor që ka marrë patentën ndërkombëtare të përfaqësimit tonë kombëtar me një dinjitet të paparë

Vendimi i qeverisë “Rama për privatizimin e TOB-it, çmenduria e rradhës e Rilindjes

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, këto ditë deklaroi se Teatri i Operas dhe Baletit do të dalë nga skema e financimit të qeverisë, duke lënë të kuptohet se do të privatizohet, ose do të shkrihet, nëse nuk gjen fonde vetadministrimi. Ky lajm, ka ngjallur shqetësim dhe alarm në komunitetin e artistëve, pasi, qeveria ndërmerr hapin e dytë kundër Teatrit, pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Gazeta “Telegraf” intervistoi  Prof. Agim Hushi, Mjeshtër i Madh, Tenor me famë botërore, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar pikërisht në këtë skenë të TOB-it. Prof. Agim Hushi, Mjeshtër i Madh, Tenor me famë botërore, përgjigjet se kjo është sajesa më monstruoze, sesi mund të shkatërrohet një institucion i mirëfilltë artistik. Prof. Hushi, i cili ka shkëlqyer në skenat më të mëdha të Operas Botërore, pohon se Opera, si një art elitar financohet nga shteti. Prof. Hushi pohon se në tërë këto vite qeverisje të “Rilindjes”, kemi parë një Edi Ramë, që jo vetëm u ka kthyer shpinën artisëve, por edhe i ka luftuar ata egërsisht. Prof. Hushi, thotë gjithashtu, se të japësh Butrintin me qira të huajve, do të thotë ose, ata që vijnë janë fundërina dhe pastojnë paratë, ose bëjnë me qëllim një akt tradhëtie kombëtare!

 

– I nderuar Prof. Hushi, çfarë është Teatri i Operas dhe Baletit për Kulturën e popullit tonë?

– Pa dyshim që TOB është institucioni ynë elitar, një nga institucionet shqiptare që ka nxjerrë emrat nga më të mëdhej të kulturës sonë kombëtare, si Marije Kraja, Mustafa Krantja, Ramiz Kovaçi, Pjeter Gaci, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Nina Mula, Mentor Xhemali, Edit Mihali e plot yje të tjerë, që do vazhdojnë të ndriçojnë si pishtarë në qiellin e Kulturës Shqiptare! TOB është i vetmi institucion kombëtar që ka marrë patentën ndërkombëtare të përfaqësimit tonë kombëtar me një dinjitet të paparë. Duke sfiduar Shqipërinë tonë të varfër dhe problematike,  artistët shqiptarë të Operas na kanë përfaqësuar në skenat më të mëdha dhe më prestigjoze të botës me një dinjitet absolute, duke lënë në hije totale klasën tonë të shpifur politike!

 

Nga të gjitha aktet e turpshme të qeverisë së çmendur të “rilindjes”, pa dyshim kjo është sajesa më monstruoze se si mund të shkatërrohet një institucion dinjitoz dhe i mirëfilltë artistik! Në kulisat  kryeministrore, të një njeriu që ka një urrejtje patologjike për artin

– Ministrja e Kulturës së qeverisë  “Rama” Elva Margariti deklaroi së fundmi se Teatri i Operas dhe Baletit duhet të dalë jashtë skemës së varësisë nga shteti. Ju si e kuptoni këtë projekt të Qeverisë së Rilindjes?

Nga të gjitha aktet e turpshme të qeverisë së çmendur të “rilindjes”, pa dyshim kjo është sajesa më monstruoze se si mund të shkatërrohet një institucion dinjitoz dhe i mirëfilltë artistik! Në kulisat  kryeministrore, të një njeriu që ka një urrejtje patologjike për artin dhe artistët, tashmë të konfirmuar me fakte, pavarësisht se vepron si një tinzar në heshtje, mos ta mendojë se askush nuk i kupton planet e tij ogurzeza! Plani i tij për të vendosur si drejtoreshë të Operas një manekine që nuk ia ka idenë e operas, tregon qartazi se kërkon ta vazhdojë  aty ku e la: më 1998! Kur kërkonte  t’ia jepte Operan një oligarku, por që artistët u ngritën dhe ai iku i gjunjëzuar bashkë me drejtoreshën e tij manekine! Kam pasur fatin e zi të konkuroj për detyrën e drejtorit të Operas dhe aty kam parë me sytë e mi mënxyrën e atyre zgjedhjeve të turpshme! Por nuk e dija në atë kohë, që ta mendoja se çfarë e shtyri Edi Raman të më shiste mua për një ish të larguar me ceremoni! Shkurt, pas këtij akti të paprecedent fshihet një plan biznesi tavoline me një oligark për t’ia dhuruar  teatrin, për prishjen e ardhshme pa probleme nga artistët të Pallatit të Madh të Kulturës.

Dihet se në gjithë botën  një art elitar si Opera, financohet dhe përballohet nga Shteti! Opera është një stoli kombëtare që ia ka vlejtë dhe në sistemin komunist të financohet nga shteti

 Ministrja e Kulturës e argumentoi këtë projekt për TOB-in,  me faktin që një skemë e tillë financimi nuk ekziston në asnjë vend tjetër të botës. Sa e vërtetë është kjo? A mund të krahasohet TOB për Kulturën tonë Kombëtare me çfarë përvoje kanë vendet e tjera?

Pa dyshim që kjo është sajesë mjerane e atyre që nuk ia kanë haberin si menaxhohet një opera! Është e vërtet që në shumë opera buxheti nuk është 100% nga shteti, por ama buxheti menaxhohet  në çdo opera 100%  nga shteti, që është përgjegjës dhe kontrollon donatorët apo investitorët! Nuk egziston opera në botë 100% e pavarur nga shteti! Është sajesa më qesharake!

– A mund të ekzistojë TOB si kompani private?

Jo! Kurrë! Kush është ai investitor, që do hedhë paratë pa asnjë interes? Këtë pyetje duhet t’ia bëjë vetes çdo njeri që do të kuptojë si punon Opera! Ka shumë arsye që nuk funksionon si kompani private. Kush do ta blejë? Si do t’i nxjerrë paratë? Me të ardhurat e biletave? Dihet se në gjithë botën Operat janë biznese të financuara nga shteti që mbulon shpenzimet e artit dhe të artistëve! Në asnjë vend të botës  Opera nuk ka bilanc pozitiv! Një art elitar si Opera financohet dhe  përballohet  nga Shteti!  Opera është një stoli kombëtare që ia ka vlejtë dhe në sistemin komunist  të financohet nga shteti! Vetëm të paditurit dhe injorantët urrejnë operan!

Deklarata e ministres së Kulturës për mosfinancim të Operas nga Shteti është një kapitullim i turpshëm i qeverisë së saj. Natyrisht, si në çdo gjë, Edi Rama i vendos vetë çmimet dhe tashmë dihet se nuk ka asnjë kontroll mbi financat e shtetit, që i përdor si ato personale

– I nderuar Hushi, kjo ministre e Kulturës në shkurt 2020,  miratoi një fond shtesë  pa tenderim 1.5 milionë euro për rikonstruksionin e sallës së TOB, kur në 2019 sapo kishte dhënë të njëjtës kompani 16 milionë euro për rikonstruksion të plotë të Sallës së TOB. Pyetja e parë. Kaq miliona euro për rikonstruksionin e sallës a janë shumë?

Pa dyshim që kjo mund të quhet rrumpalla e Edi Ramës me Teatrin e Operas dhe Baletit! Pa dyshim, që nga njeri i paditur që nuk ka asnjë këshilltar të mençur për operan, broçkulla si këto do të dëgjonim! Një sallë jo klasike, që s’mund të krahasohet as me atë të Shkupit, pa thënë Greqinë, apo Italinë fqinje! Një sallë moderniste sipas stilit personal të Edi Ramës, e krahasuar vetëm me disa koncert holle eksperimentale të Gjermanisë, pa dyshim që do kërkonte shtesa e meremetime! Pa qenë kurrë një Opera Hause e mirëfilltë kombëtare, një shtëpi dinjitoze e artit të madh! Mënyra e të bërit biznes në mënyrë klandestine e ministres së Edi Ramës është thjesht në mënyrën e tij dhe është në turpin e këtyre ministrave që të bëhen thjesht vegla qorre pa asnjë vlerë! Deklarata e saj për mosfinancim të Operas nga Shteti është një kapitullim i turpshëm i qeverisë së saj. Natyrisht, si në çdo gjë, Edi Rama i vendos vetë çmimet dhe tashmë dihet se nuk ka asnjë kontroll mbi financat e shtetit, që i përdor si ato personale, pa kritere dhe pa arsye.

Të japësh Butrintin  me qira dhe të mendosh ta menaxhosh me një buxhet qesharak dy gjëra ka: ose ata që vijnë janë fundërrina dhe pastrojnë paratë, ose kanë bërë me qëllim antikombëtar një gjest tradhëtie

– Derisa ministrja e Kulturës shpenzon afërsisht 18 milionë euro për rikonstruksionin e sallës së TOB, si mundet, me çfarë mendësie, në më pak se 1 vit, vetë ministrja deklaron se TOB duhet të mos financohet më nga shteti?

Kur bëhen shpenzime pa arsye dhe kritere afërmendsh  që për to nuk mbahet asnjë përgjegjësi! Aq më tepër për asnjë bisnes ku mungon kompetenca profesionale totalisht! Çdo marrëveshje në kurriz të këtij biznesi bëhet symbyllurazi me arrogancën dhe mendimin skandaloz se paguan shteti! Tmerr ta mendosh se në çfarë kontekst papërgjegjshmërie po ndodh kjo e gjitha.

Në gjithë këto vite, kam parë një Edi Ramë që jo vetëm i ka kthyer shpinën artistëve, por i ka luftuar egërsisht ata! Për këtë mendoj se ai ka llangosur me mllef artin e tij që s’mund të jetë art i mirfilltë

 – Për Ju, si artist, që keni nderuar Shqipërinë në skenat më të mëdha të Operas në Botë, çfarë domethënie ka që një piktor kryeministër, gjatë qeverisjes së tij ndërmerr ligje të tilla, të gremisë Teatrin Kombëtar kundër vullnetit të komunitetit të artistëve dhe tani përgatitet të gremisë edhe Pallatin e Kulturës, derisa Bibliotekën Kombëtare e hoqi nga Pallati i Kulturës dhe TOB do ta privatizojë?

Të jesh piktor do të thotë të jesh artist, t’i përkasësh armatës së artistëve, të luftosh për kauzën e tyre! Por për fat të keq në gjithë këto vite, kam parë një Edi Ramë që jo vetëm i ka kthyer shpinën artistëve, por i ka luftuar egërsisht ata! Për këtë mendoj se ai ka llangosur me mllef artin e tij që s’mund të jetë art i mirfilltë, por i një zyrtari që përdor zyrën e tij për të shitur pikturat e veta pa asnjë vlerë jetësore dhe artistike! Edi Ramës i mungojnë ndjesitë delikate që përbëjnë artistin e mirëfilltë! Të atyre që u dhemb skena si shtëpia, puna e tyre si jeta! Me manekinë si zyrtarët e tij nuk zgjidhen problemet që dhembin!

– I nderuar Hushi, kjo ministre e Kulturës së Qeverisë “Rama” sapo i dha me koncesion administrimin e Butrintit një fondacioni të huaj, me kapital as 2.000 paund dhe me 3 nëpunës. Ky fakt është i vetmi në botë, qē trashëgimia kulturore të jepet me koncesion të huajve. Çfarë ndodh me Kulturën Kombëtare. Derisa Trashëgimia Kulturore jepet e tëra me koncesion, privatizohet, pse na duhet ministria e Kulturës?

– Më duhet të bëj të qartë për ju dhe lexuesin se nuk mund të ketë investitorë serioze për partnerë jo seriozë! Vende si Shqipëria gjuhen nga pseudobiznesmenë që ëndërrojnë të bëjnë miliona me qeveri të klasit të tretë! Kjo është tipike për qeveritë e dështuara dhe vendet e botës së tretë! Është e turpshme për ne si shqiptarë, të përfaqësohemi nga këta karagjozë dhe të papërgjegjshëm pa asnjë dinjitet! Të japësh Butrintin  me qira dhe të mendosh ta menaxhosh me një buxhet qesharak dy gjëra ka: ose ata që vijnë janë fundërrina dhe pastrojnë paratë, ose kanë bërë me qëllim antikombëtar një gjest tradhëtie! Mendoj se është rasti ta theksoj se dita e çlirimit të vërtetë të Shqipërisë po vjen! 25 prilli i 2021 do shënojë kthimin e një klime të re për  ndryshimin rrënjësor të Shqipërisë!

– Faleminderit!

Gazeta Telegraf