Presidenti Begaj/ Kreu i Shtetit dhe Zonja e Parë Armanda Begaj presin fëmijët e Institutit Arsimor në Tiranë, si pjesë e nismës “Me dyer të hapura”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof. Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, pritën në fundjavë, në Institucionin e Presidentit fëmijët e Institutit Arsimor “Time Center” në Tiranë. Kjo vizitë u realizua në kuadër të nismës “Me dyer të hapura” nismë e cila mundëson që shkollat e Republikës së Shqipërisë të realizojnë një vizitë në Institucionin e Presidentit, për t’u njohur me institucionet e shtetit shqiptar. Çifti presidencial shoqëruan fëmijët e moshës 5-12 vjeç teksa eksploronin ambientet e institucionit, si dhe iu përgjigjën pyetjeve të shumta të tyre. Presidenti Begaj në një mesazh të shpërndarë me këtë rast theksoi:- “Atdhedashuria dhe kurioziteti i fëmijëve të Institutit Arsimor “Time Center” shpërndanë energji dhe frymëzim në Institucionin e Presidentit”.

Sigal