Ish-kryeministri Berisha/ Mbledhja e qeverisë në Tepelenë “turizëm 2 ditor” , por edhe për ti treguar ministrave se përpara i pret Bëncca

Ish kryeministri Sali Berisha e cilësoi “turizëm dy ditor”, mbledhjen që qeveria Rama zhvilloi në Tepelenë. Berisha ironizoi mbledhjen, teksa duke ndalur tek ndryshimet e qeverisë, urdhër arrestet e SPAK, si edhe çështjen e Arben Ahmetajt, Berisha tha se mafia shqiptare kishte dy alternativa për të zgjedhur, Burrelin dhe Bënçën, duke shtuar se zgjodhën këtë të fundit si më të lehtë për të ardhmen e tyre. “Gjithmonë përpara, Bënça na pret! Turizmi qeveritar dy ditor i Bënçës u mbyll me moton: Gjithmonë përpara Bënça na pret! Miq, për dy ditë qeveria e Edi Ramës u mblodh në Bënçë, me mace dhe minj, ministra, zëvendës ministra, sekretarë e këshilltarë, gjithsej pa shoferët dhe badiguardët bëheshin 210 vetë.” – tha në reagimin e tij Berisha. “Miq, Bënça nuk u zgjodh rastësisht, por fatalisht. Bënça u mblodh pas arrestimit të Gjushit, mikut më të shtrenjtë familjar të Edi Ramës, pas aktit horror të mafies së PS Rraja, pas arratisjes së bashkëpuntorit më të afërt të Edi Ramës, Arben Ahmetaj dhe publikimit të dosjes së tij si aktakuzë dhe nekrologji ligjore për Edi Ramën dhe qeverisë së tij, u mblodh pas sakrifikimit dhe përcjelljes drejt qelisë së numrit dy të Partisë Socialiste, pas Asamblesë me dyer të mbyllura të mafies shtetërore më të rrezikshme në Evropë. Në këto rrethana, mafia qeveritare kishte vetëm dy alternativa për të zgjedhur: Burrelin ose Bënçën! Ndaj zgjodhën Bënçën, si më të lehtë për të ardhmen e tyre dhe pas dy netë e tre ditë, u larguan të bindur me moton “Gjithmonë përpara drejt Bënçës që na pret!” – tha Berisha.

Sigal