SFIDA shpërndan broshura me premtimet e mbajtura nga PS: bosh

399
Kandidati i Sfidës për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi u shpërndau sot qytetarëve një libër me “premtimet e mbajtura të Qeverisë” gjatë këtyre viteve. Përveç kopertinës, broshura ishte bosh. 
“Shumë gjëra ka thënë dhe asgjë të plotë nuk ka bërë. Përveç kopertinës, pra fasadës, nuk ka realizuar asnjë nga premtimet. 
1- Premtoi të ulte çmimet – realizimi: bosh, si kjo broshurë
2- Premtoi tatim fitim 5% për biznesin e vogël – realizimi: bosh, si kjo broshurë 
3- Premtoi ndalimin e kazinove dhe lojrave të fatit – realizimi: bosh, si kjo broshurë 
4- Premtoi 300.000 vende pune – realizimi: bosh, si kjo broshurë
5- Premtoi të hiqte TVSH-në për ushqimet – realizimi: bosh, si kjo broshurë
Në më shumë se 25 vjet të njëjtat parti kanë kërkuar me radhë besimin e shqiptarëve. Secila prej tyre ka dështuar. Tani kërkojnë prapë pushtetin, mundësisht të pakufizuar. Duhet të kemi kujdes nga mashtruesit që kanë plaçkitur këtë vend. Ata janë shumë të zotët me fjalë. Por na duhet urgjentisht të rithemelojmë klasën politike. Të sjellim në kuvend sa më shumë qytetarë. Sfida për Shqipërinë është mundësia për të çuar në parlament një frymë që të ngjan. Një frymë që të përket. Bashkë mundet!” u shpreh Gjergj Bojaxhi gjatë takimit. 
Nën siglën e paritisë Sfida për Shqipërinë, me nr. 4, kanidojnë emra si Ermal Hasimja, Medlir Mema, Blerina Turdiu Kokona, përkrah Gjergj Bojaxhi. Kryetar administrativ është z. Hektor Ruci.
Sigal