Presideni Ilir Meta: Ka ardhur kohë që ti jepet fund regjimit që ka “intubuar” një popull të tërë

255
Sigal

Presidenti Meta në një intervistë për Tv Apollon, tha se ka ardhur koha që populli ti japë fund këtij regjimi që e ka intubuar duke I marrë frymën një populli të tërë.

‘Demokracinë në Shqipëri e ka kapur koncepti i partisë-shtet përmes kapjes së të gjitha institucioneve. Prandaj janë vendimtare zgjedhjet e 25 prillit për një restart të demokracisë, të shtetit të së drejtës, të garantimit të të drejtave kushtetuese që cënohen çdo ditë.

Të mos lejojmë me që autoritarizmi të bëjë një hap përpara sepse një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë. Që të parandalojmë një gjë të tillë duhet të mbrojmë sistemin duke reaguar sa herë preket e drejta dhe liria e çdo qytetari.

Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë, që nga Kongresi i Lushnjës.

Unë kam besim te demokracia. Çdo qytetar te kutia e votimit do votojë të jetë në paqe për familjen e tij, për fëmijët dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Si mundet të kesh prioritet në periudhë pandemie të ndërtosh tunelin e Llogarisë, dhe jo si të rritësh ekonominë apo bujqësinë, të luftosh varfërinë dhe të ndalësh shpopullimin

Shikoni sa kemi dhënë ne për pandeminë, shikoni sa kanë dhënë vendet e tjera, sepse ne kemi investuar vetëm për zhvillimin e PPP-së

Këto nuk janë zgjedhje të rëndësishme për 4 vitet por për 100 vitet që vijnë dhe kjo duhet të kuptohet qarte nga të gjithë. Asnjë qytetar nuk ka të drejtë nesër të ankohet për Qeverinë dhe për Parlamentin ne rast se nuk shkon në votime për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar këdo që i ka gënjyer, këdo qe i bën presion apo tenton t’i blejë votën.

Të rinjtë në votime, të zgjedhin kandidatët që do mbrojnë interesin e tyre dhe të familjes. Qytetarët të zgjedhin kandidatin që, do mbrojë të ardhmen e vendit.

Po, unë po bëj fushatë për demokracinë, po bëj fushatë për të mbrojtur Kushtetutën, për të ndërgjegjësuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje për të hapur një rruge të rë për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Çdo qytetari i bëj thirrje të rinovoj kartën e identitetit ashtu siç bëri Presidenti.

Jam i bindur se më 25 prill e gjithë Shqipëria do t’i thote PO së ardhmes europiane të vendit. Kush do gabojë dhe do t’i dalë para këtij vullenti atehere duhet ta mendoje mire per pasojat që do të ketë.

Erdhi koha që shqiptarët të ndahen nga ky regjim “fake”. Vota e lirë do ta nxjerrë Shqiperinë nga ky “intubim” i lirive dhe do t’i japë frymëmarrjen e munguar.