Ing. Xhevair Ngjeqari: Beratasit do të votojnë për sistemimin e Osumit dhe rrugën Berat-Memaliaj

817
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Motoja e zgjedhjeve të Prillit për Beratasit do të jetë:  Votojmë për sistemimin e Osumit dhe rrugën Berat-Memaliaj

1. Beratasit duhet të distancohen nga ndarjet partiake.Ata duhet të votojnë atë forcë politike që do të deklarojë sistemin e lumit Osum në zonën e qytetit, duke shmangur përmbytjen urbane, përmbytjet në zonën e Pjeshkores, përmbytjet nga Ujrat e Larta dhe të deklarojnë fillimin e punimeve në rrugën Berat Memaliaj. Duke caktuar si datë për fillimin e ndërtimit brenda 8 mujorit të parë. Projektet janë të gatshme.Këto duhet të jenë kërkesa të pa negociueshme.Vetëm kështu beratasit do të bëhen zot të qytetit dhe personalitetit të tyre. Kostua e realizimit të dy veprave nuk kalon 140 milion €uro. Nqse do të ketë zëra kundër motos *Votojmë për Osumin dhe rrugën Berat-Memaliaj*, nga teknikë apo politikanë ata, janë kriminelë ordinerë të veshur me pushtet, që torturojnë e spekullojnë mbi urtësinë dhe durimin e një populli fisnik, që pret e përcjell me dashuri çdo shqiptar apo turist, që shkel në qytetin e një mbi një dritareve. Durimi ka sosur.

2. Tridhjet vjet tranzicion shënon periudhën më të errët të zhvillimit të Beratit. Duke shfrytëzuar urtësinë dhe mirëbesimin e beratasve, i kanë mashtruar dhe diskredituar në mënyrën më hipokrite . Duke vendosur në krye të bashkive dhe të zgjedhurve, të pa aftë , ordiner, të shpifur, e kanë lënë pasurinë më të vyer urbane të vendit pa asnjë investim strategjik, që lidhet direkt me jetën dhe ekonominë e beratasve dhe të Shqipërisë.Vetëm nga mungesa e rrugës Berat-Memaliaj mjetet që shkojnë në Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë dhe anasjelltas, përshkojnë çdo ditë 60000 km rrugë më tepër, në krahasim me rrugën aktuale Lushje–Fier– Tepelenë. Ndërsa nga sistemimi i Osumit në zonën urbane të qytetit përfitohen 28 ha tokë nga shtrati i lumit, të cilat zgjidhin njëherësh nevojat urbane ,infrastrukturore dhe komunale të qytetit Muze.

3. Beratasit duhet të ndjekin shëmbullin e Dibranëve .Ata u mbodhën të majtë dhe të djathtë, të zinj dhe të bardhë dhe vendosën njëzëri, se do të japim votën, kush ndërton rrugën e Arbërit. Dhe ia arritën qëllimit. Megjithëse për nga shërbesat, rruga e tyre nuk qëndron më lart se korridori rrugor Berat-Memaliaj. Duke ju referuar qarkullimit të brendshëm dhe Hyrje-Daljeve kufitare, bypasse Berat-Memaliaj, realizon kalimin direkt në Kakavijë dhe Tre Urat duke u krahasuar me intensitetin e qarkullimit në rrugën e Kombit. Por përfaqësuesit e Beratit nuk u prononcuan asnjëherë në asnjë istitucion mbi sistemimin e Osumit dhe ndërtimin e Koridorit Qëndror Jugor apo Boshtit Jugut.

CILAT JANË VEPRAT KRYESORE QË VITALIZOJNË DHE URBANIZOJNË BERATIN

4. Berati ka tre lidhje organike që ndikojnë direkt me jetën, të ardhmen beratasve. I pari është relievi gjeofizik shkëmbor. Berati është ndërtuar i tëri mbi themele guri, ka materializuar gurin në të gjitha objektet e strehimit , mbrojtjes ,infrastrukturës dhe jetëssë përditshme . Epitetin apo emërtesën qyteti i bardhë e ka marrë nga ndërtimet masive me bardhësinë e gurit . Ndërsa si color, guri i Mbreshtanit i punuar, shkëlqen dhe nuk e humbet luçidimin nga refleksi i dritës. Punimet e gurit të banesave, portave, sofateve, shkallëve, ndërtimet e mureve dhe veprave të artit në kala, shtrimet e sokakëve, qemeret e kanaleve të ujrave të larta , urat e vogla të natyrës Velabishtit, kanë qënë realizime masive të zakonshme të marrëdhënieve ndërtimore të beratasit me Gurin. Kjo trashëgimi shekullore arriti të ndërtojë qytetin e Një mbi Një Dritareve, Qytetin e Bardhë, qytetin muze të trashëgimisë botërore, Beratin. Një nga objektet më prezentabël është ekspozeja e Urës elegante të Goricës. Arkitektura e mjeshtri i madh, popull Beratas, arriti të kualifikohet si sistem referimi në ëord kodet e trashëgimisë botërore . Kjo është meritë e beratasve .

5. Lidhja e dytë është marrëdhënia organike e me shtratin e lumit Osum. Berati vlerësohet si gjetje mjedisore cilësore. Qyteti në pjesën e ultësirës është ndërtuar në bankinën më të madhe fushore të Osumit. I rrethuar nga kodrat e gjelbëruara, i orientuar dhe diellëzuar nga Jug-Perëndimi dhe i ventiluar nga korentet e luginës të Osumit. Duke hipotekuar edhe 2400 vjetorin e themelimit tij , vetkuptohet paqja dhe harmonia e beratasve me relievin shkëmbor. Ndërsa me Osumin Beratasit akoma nuk i kanë vendosur kufijtë hidroteknike. Osumi si një letër Lakmuesi ndryshon prurjet dhe ngjyrën sipas stinëve, ndërsa beratasit mbeten në mëshirën e përmbytjeve dimërore dhe pamjeve të shëmtuara të thatësirës verore. Projekti hidroteknik është realizuar që në vitin 1990, por drejtimi vendor e ka neglizhuar.

6. Lidhja e tretë organike është e lidhur me pozicion gjeografik .Berati historikisht ka shërbyer si qëndër administrative për komunitetet dhe si kryqëzim i qarkullimit ekonomiko-kulturor me qendrat urbane të vendit. Gjeografia e skemave rrugore evidenton Beratin si një çernierë komunikimi në gjithë perimetrin e orientimit gjeografik, duke siguruar lidhje direkte dhe të shkurtëra sidomos me kryeqendrat e banuara brenda dhe jashtë vendit. Një nga koridoret që i jep frymëmarje është rruga Berat-Memaliaj. Nga sa kuptohet qyteti i Beratit ka nevojë urgjente të realizohen projektet e sistemimit të Osumit dhe korridorit rrugor Berat- Memaliaj. Çfarë kanë bërë qeveritë për objektet strategjike të qytetit muze.

BERATI DHE PRURJET E QEVERIVE DEMOKRATIKE

7. Pa hyrë në hollësitë e kohëzgjatjeve, demokratët nuk kanë ideuar, planifikuar apo ndërtuar një objekt për të vitalizuar jetën në qytetin muze. E kanë injoruar në mënyrë sistematike dhe asnjëherë nuk kanë menduar seriozisht për strategjinë e zhvillimit të qytetit të Uneskos. Projektin e Korridorit Qëndror Jugor ,e përvetësoi, grabiti personalisht doktori,i ndërroi emrin në: Boshti i Jugut dhe e përdori për tre plane zgjedhore. Autorit i dha të gjitha liçencat koncesionare për autostradën e Baldushkut, e falenderoi kur u siguruan financimet e pastra konçesionare, por bllokoi ndërtimin. Pa pyetur për koston dhe autorësinë e projektit. Duke shkatërruar autorin dhe të gjithë ata individë që sakrifikojnë diçka për vendin. Në kronologjinë e zgjedhjeve P.D. është përfaqësuar me nivele jo cilësore individësh, dhe pa asnjë projekt të mirëfilltë, duke lënë jashtë gjeografisë qarkullimin ekonomik ose e ka lënë si *Xhep*, jetën dhe aktivitetin ekonomik të Beratit. Nga ana tjetër Mjeshtri i madh popull i ka shpërblyer po me të njëjtën përbuzje. Duke i votuar në nivelet më të ulta të zgjedhurit e demokratëve të Beratit .Edhe për zgjedhjet aktuale ekipi deri tashmë prezanton probleme të përgjithshme, të cilat së bashku me moralin dhe edukatën e drejtuesve janë të pa mjaftushme për të fituar zgjedhjet .

8. Për ardhjen në pushtet të socialistëve,beratasit kontribuan në mënyrë unanime. Me shpresën se për Beratin do të realizohen projekte konkrete. Po të njëjtin mendim kisha dhe unë. Socialistët projektin Berat-Memaliaj nuk e zunë asnjëherë në gojë, sepse ishte prononcuar për herë të parë nga Doktori , pa u interesuar asnjëherë se korridori rrugor, është jetik koston e jetesës të Beratasve. Megjithatë më 4 Mars, 2015, Atelier Albania, me kërkesën e kryetarit Bashkisë së Beratit (Fadil Nasufi), dhe e mandatuar nga Zyra e Kryeministrit, shpall një konkurs ndërkombëtar për realizimin e Ishullit të Osumit. Beratasit u gëzuan pa masë. Kryeministri foli para beratasve dhe studiove ndërkombëtare, si një patriark shpëtimtar. Duke premtuar se do t’i vendoste kufijtë te thana prurjeve mbytëse të lumit dhe u premtoi beratasve se do të kthenin në një resort apo oaz turistik shtratin e degjeneruar dhe të qelbur të lumit .Vetëm për të mbajtur gjallë Ajengun e konkursit ndërkombëtar janë shpenzuar 150 milion lekë pa llogaritur dorovitjet lokale. Në vitin 2021 zhgaravinat e projektit fitues kanë përfunduar në koshin e plehrave . Kryeministri pa asnjë pendesë, pa ju dridhur qerpiku, pa kërkuar asnjë llogari ,vjen e bën moral për Turizmin muzeal familjar në Berat……..Por zullumet nuk kanë të sosur.

9. Më 13 Tetor 2014 inagurohet nga Edi Rama, Pedonalja e Beratit. Ajo u vlerësua si investimi më i madh të 44 viteve të fundit dhe sa investimet e 10 viteve të mara së bashku, duke e emërtuar si Dallëndyshe që lajmëron pranverën dhe si fillimin i një transformimi rrënjësor. Pa kaluar as 4-5 vjet nga përdorimi saj , filloi prishja e sheshit qëndror të Pedonales për të ndërtuar një parkim nëntokësor .Natyrisht me objektiv që ndërtuesi i parkingut të privatizojë sheshin. Të gjitha këtë bëhen nën mbikqyrjen e kryeministrit.

Cili është ndryshimi midis qeverisë demokrate dhe socialiste lidhur me Beratin

10. Për 20 vjet të mos realizosh nji projekt jetik Beratin, kur në qarqet e tjera derdhet paraja lumë për ndërtime publike. Por beratasit aq sa të urtë, të gjërë dhe tolerantë janë dhe të zgjuar dhe të duruar. Ata janë arkitekt, kostruktor dhe urbanist të qytetit të bardhë, qytetit Uneskos, parajsës mbi tokë.( E.Durham). Ata nuk do të lejojnë që partitë të luajnë me besën e tyre. Mungesa e seriozitetit të socialistëve evidentohet dhe në ekipin që do drejtojë zgjedhjet në Berat. Grupi drejtohet nga F.Nasufi, i cili është autori gjithë humbjeve dhe skandaleve dhe prapambetjeve në Berat. Për të forcuar ekipin e zgjedhjeve, socialistët kanë blerë me klering nji prurje të LSI, i cili falë nuhatjes, nuk zbriti nga vagoni, por ndërroi trenin. A mund të shpresojnë beratasit për arritje të reja të socialistëve, kur ata shpërdoruan 3 pushtetin , paratë dhe mirëbesimin e popullit. Nuk dihet çfarë ka mbetur për t’u premtuar, sepse resurset asnjëherë nuk mbarojnë. Të shpresojmë.

11. Nga drejtuesit e partive kryesore ka mbetur i treti pa u prononcuar. Nuk dihet në se do të kuptojë dhe premtojë sistemimin e Osumit dhe rrugën Berat-Memaliaj partia e LSI. Ato janë të dyja vepra ndërtimore shumë të thjeshta, por kërkojnë llogjikën minimale për t’i konceptuar dhe dashurinë e përkushtimin për t’i realizuar. Ne si beratas do t’i mbështesim me projekte cilësore , që të lehtësojmë e përshpejtojmë ndërtimin e veprave jetësore që vitalizojnë jetën në qytetin e një mbi një dritareve.

MBI NIVELIN E STUDIMEVE 

12. Për sistemimin e Osumit në zonën e qytetit të Beratit ka një studim të kompletuar . Më dt.5/7/1989 në Këshillin Shkencor të rrethit Berat, dhe më dt. 16/10/1990 në Istitutin e Studimeve Hidroteknike (IS.P.H.) Tiranë, është miratuar studimi i *Displinimit të Plotë dhe Shfrytëzimit Hidroenergjitik të Lumit Osum me digë në Qaf Hoxhaj*.Duke qënë se baza e studimit është hidrologjia, është realizuar dhe projekti i sistemimit të lumit Osum në qytetin Beratit. Sepse kërkohej me isistim nga partia dhe pushteti vendor. Projekti ka përcaktuar dimensionet e shtratit Osum në qytet për një gjatësi 3 km , nga diga deri në Uznovë. Sistemimi i lumit është realizuar me dy variante. Njëri parashikon sistemimin e lumit me një seksion në mezin e shtratit egzistues , ndërsa varianti  i dytë parashikon ndërtimin e një Ishulli në shtratin e zgjeruar të Osumit. Ishulli ka gjatësinë L= 1530m dhe sipërfaqen S=13,57ha. Studimi analizon pengesat natyraledhe artificiale të Osumit në zonën e qytetit , analizon nga mbytet Berati ,bile shoqërohet dhe me një variant të prishjes Digës.

13. Sistemimi I lumit në zonën e qytetit është realizuar për rastin e rrjedhjes natyrale dhe për rastin kur Osumi do të disiplinohet. Ai parashikon ,r ealizon pastrimin e aluvioneve në nivelet e viteve 1945 dhe përdorimin e tyre për mbushjen e brigjeve apo Ishullit të Osumit. Projekti parashikon dhe shmangien e përmbytjes të zonës pjeshkore, stadiumit të vjetër dhe jep një zgjidhje hidroteknike ndajpërmbytjeve nga Ujrat e Larta. Për konceptimin dhe projektin e Osumit është punuar jo më pak se 10 vjet. Projekti kompleks i disiplinimit dhe sistemimit  të Osumit është miratuar dhe përshëndetuar në mënyrë të veçantë nga Euro Hidrotekniku Prof.Farudin Hoxha.

14. Korridori Qëndror Jugor ose Boshti Jugut ( Tiranë-Papër-Kuçovë-Berat-Memaliaj L =130km) , për nga rëndësia është i një vlefshëm ose qëndron më lart se rruga e kombit . Ai kalon në luginat e Shqipërisë Jug-Qëndrore dhe rregullon të gjitha korridoret dhe rrugët e brëndshme të vëndit. Një mjet nga Tirana për në Tepelenë, Kakavijë, Sarandë, Tre Urat, Përmet, duke kaluar nga Boshti Jugut shkurton 70 km rrugë në krahasim me rrugën egzistuese Fier –Levan –Tepelenë. Së bashku me bypassin Ura e Kardhiqit –Delvinë-Sarandë , do të arrihet me 100 km më pak në qytetin jugor. Ndërsa për Beratin lidhja direkt me Memaliajn (45 km) , është jetik . Një Beratas apo skrapali, për të shkuar në Jug detyrohet të përshkojë 80 km më tepër, sepse detyrohet të kalojë në Fier nëpëmjet Roskovecit . Koha do t’i vërtetojë këto të vërteta teknike dhe ekonomike , sepse partitë dhe qeveritë politike nuk kanë plane apo strategji zhvillimi. Lidhur me Sistemimin e Osumit dhe rrugën Berat-Memaliaj, beratasit tashmë janë ndërgjegjësuar. Ato kanë lidhje direkt me jetën e tyre të përditshme. Ai që do të bëjë realitet ndërtimet e dy veprave do të shtonte një gur të vyer më tepër në themelet e ngrehinës antike të qytetit jug–qendror. Duke shlyer njëherësh detyrimet e pambaruara të aksiomës. Mos pyet kurrë çfarë ka bërë Berati për Ty , por pyet gjithmonë çfarë ke bërë ti për Beratin tënd. Përjetësimi me një vepër arti do të ishte normale.