
“Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre”.
Ismail Kadare e bëri këtë me forcën e jashtëzakonshme të mendimit dhe artin e fjalës së skalitur bukur.
Pena e tij, më mirë se çdo gjë tjetër, i prezantoi botës vlerat e kombit shqiptar, duke na bërë krenarë të gjithëve.
Lamtumirë gjeniut të letrave shqipe!
Ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve për humbjen e njeriut të dashur!

















