Presidenca paralajmëron padi për zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë: Si e gënjeu Dvorani Komisionin e Venecias

447
Sigal

Bledar Dervishi, Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës tha se Ministria e Drejtësisë ka kryer shkelje ligjore në lidhje me botimet në Fletoren Zyrtare të renditjes së kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese nga ana e KED-së.

Dervishi paralajmëroi padi shtesë për shkeljet ligjore sipas tij të zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë.

Pjesë nga deklarata e Dervishit:

Përpara anëtarëve të Komisionit të Venecias, Ardian Dvorani ka deklaruar se nuk e kam dërguar unë botimin në Fletoren Zyrtare. I kërkuam Qendrës së Botimeve Zyrtare mënyrën e administrimit të kërkesës dhe pas konferencës së djeshme të Presidentit të Republikës, Qendra e Botimeve Zyrtare na është komunikuar që vendimi i datës 21 shtator, është dërguar për t’u botuar nga Ministria e Drejtësisë. Qeveria ka dashur të shtrembërojë gjithë procesin për t’i rrëmbyer Presidentit të republikës emërimin e anëtarit të tretë të Gjykatës Kushtetuese.

Rezulton se Ministria e Drejtësisë e ka përcjellë për botim aktin pa marrë ende një njoftim nga Kuvendit. Ky është veprim antiligjor të Ministrisë së Drejtësisë. Lajthitje? Jo është më shumë se kaq, shpërdorim detyre.

Kemi përgatitur padi shtesë në SPAK. Ka bashkëpunim duket qartë. Prokuroria duhet të thërrasë për të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë.