Premtimi i Berishës, nëse PD-ja vjen në pushtet: Ujë falas për shqiptarët dhe bizneset

470
Shqipëria është një nga vendet e para në botë që ka një pasuri të madhe të ujërave të ëmbla, në raport me popullsinë dhe sipërfaqen e saj. Madje, Shqipëria renditet e treta pas vendeve skandinave, për pasuritë dhe burimet e ujrave të emblëta. 
Ende vuajmë për ujë të pishëm
Mirëpo, për fat të keq, si edhe për ironi të kësaj pasurie të madhe, Shqipëria mund të renditet edhe pas vendeve afrikane, ku qytetarët kanë shumë pak mundësi të furnizohen me ujë të bollshëm e të pijshëm në shtëpitë e tyre. Aq sa realiteti i shëmtuar është se mbi tarracat e pallateve dhe çative të shtëpive në Shqipëri shikon vetëm bolierë uji. Edhe kryeqyteti ynë, Tirana,edhe pse ka në afërsi shumë burime natyrore me ujë të ëmbël, qytetarët nuk kanë ujë të bollshëm, madje furnizohen vetëm për 2-3 orë në 24 orë. Shumë burime të ujit të ëmbël, që është i pastër shkon në lumënj, pasi nuk shfrytëzohet aspak për të furnizuar shtëpitë dhe bizneset. 
Qytetarët blejnë ujin e pishëm më shtrenjtë se …qumështin
Qytetarët detyrohen, që të blejnë ujin e pishëm me çmim më të shtrenjtë se edhe litri i qumështit, pasi uji që vjen në shtëpi nuk është për t’u pirë. Ndërmarrjet e Ujësjellësve janë në pronësi të bashkisë, por nuk përkujdesen që uji që mbërrin te familjet dhe bizneset të jetë i cilësisë së pastër, i përdorshëm, për t’u pirë dhe gatuar, edhe pse qytetarët ngarkohen me fatura të mëdha financiare për të paguar. 
Premtimet elektorale në letër
Partitë politike, sa herë ndodhen në fushatë elektorale, furnizimin me ujë të pishëm e përdorin si kartë të madhe elektorale, duke premtuar bujshëm, se nëse fitojnë, ata do të sjellin ujin e pishëm të rrjedhshëm në çdo familje dhe biznes për 24 orë. Edhe pse shumë herë janë dhënë fonde të mëdha financiare,prapësepraë, uji nuk ka mbërritur te qytetarët, pasi fondet janë shpërdoruar, janë abuzuar dhe askush nuk ka dhënë llogari për vjedhjet dhe për mossjelljen e ujit të pishëm te qytetarët. 
Premtimi i Berishës: Ujë falas për qytetarët dhe bizneset
Ish-kryeministri Sali Berisha, para disa ditësh, premtoi se nëse PD-ja vjen në pushtet, ajo do të japë ujë të pijshëm falas për çdo familje dhe biznes, duke u nisur nga pasuritë e burimet e mëdha të ujit që ka Shqipëria. Madje, ish-kryeministri Berisha mori edhe një shembull për ta bërë të pranueshëm edhe bindshëm premtimin e tij, duke thënë se Austria e shpërndan ujin e pijshëm në çdo familje, falas për të gjithë.
Rekomandim Kryeministrit: Fal borxhet, bëj diferencim të çmimit për familjet në nevojë
Avokati i Popullit Igli Totozani i dërgon rekomandim Kryeministrit Rama, ministrit MEI, Gjiknurit duke i kërkuar që ata të falin borxhet e prapambetura si edhe të bëjnë diferencime të çmimit të kilovatorit, famijeve në nevojë. “Ne gjykojmë se është shumë e nevojshme një skemë për faljen e detyrimeve të prapambetura për shtresat në pamundësi ekonomike, që përfitojnë sot nga skema e ndihmës ekonomike, me qëllim që në asnjë rast edhe në kushtet e pamundësisë ekonomike ekstreme të mos privohen nga përfitimi i shërbimit të furnizimit me energji elektrike”. Në kushtet kur një nga prioritetet e Bashkimit Europian janë të drejtat e njeriut dhe kur Qeveria angazhohet që në fokus të punës së saj të ketë mbrojtjen e të drejtave të grupeve vulnerabël, ne gjykojmë se për shkak të kushteve të vështira në të cilat përballen sot këto shtresa do të ishte tepër e nevojshme kryerja e një studimi dhe gjetjen e një mundësie për faljen e detyrimeve të prapambetura për energjinë elektrike, për të gjithë ato familje që përfitojnë aktualisht nga skema e ndihmës ekonomike. Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të kuptohen drejt të gjitha vështirësitë në vjeljen e këtyre detyrime të energjisë elektrike për shkak se rezultojnë familje që nuk sigurojnë dot mbijetesën e janë në nevoja ekstreme ekonomike. Avokati i Popullit rekomandon që këto grupe të cenueshme të kenë mbrojtjen nga shteti, fillimisht duke bërë faljen e detyrimeve të prapambetura, e më tej duke gjetur një zgjidhje për ofrimin e shërbimit të energjisë elektrike në mënyrë të diferencuar nga pjesa tjetër me qëllim mbrojtjen maksimale të kësaj shtrese në nevojë.
1. Nxjerrjen e akteve nënligjore për faljen e detyrimeve të pa paguara të energjisë elektrike për familjet në nevojë dhe që janë përfitues nga skema e ndihmës ekonomike.
2. Gjetjen e një zgjidhje për ofrimin e shërbimit të energjisë elektrike në mënyrë të diferencuar nga pjesa tjetër me qëllim mbrojtjen maksimale të kësaj shtrese në nevojë dhe krijimin e alternativave lehtësuese mbi pagesën e saj.
Sigal