“Pranoni ngushëllimet e mija”, Putin letër Metës: Viktimat e shumta dhe pasojat e tmerrshme…

600
Sigal

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një letër dërguar homologut të tij shqiptar, Ilir Meta i ka shprehur mesazhe ngushëllimi, pas tërmetit të rëndë që shkaktoi dhjetëra viktima.

Në letrën dërguar Presidentit Meta, publikuar në faqen e ambasadës ruse, Putin i uron shërim sa më të shpejtë të të plagosurve.

 

Letra dërguar Presidentit Meta:

“I nderuar zoti President,

Pranoni ngushëllimet e mia të thella për viktimat e shumta dhe pasojat e tmerrshme të shkaktuara në vendin Tuaj nga tërmeti.

Ju lutem t`u përcillni të afërmve të viktimave fjalë ngushëllimi dhe përkrahjeje, si edhe urimet për shërim sa më të shpejtë të të gjithë të lënduarve”.

Putin mesazh Metes