Tërmeti që goditi Shqipërinë lëvizi tokën 10 cm

620
Sigal

Janë me dhjetra viktimat që la pas tërmeti 6.4 ballë që goditi Shqipërinë, por ajo që pasoi është edhe më e frikshme.

Sipas ANSA-s lëkundjet e tërmetit kanë ngritur tokën me rreth 10 centimetra afër qytetit të Durrësit.

Imazhet janë marrë nga radari tek satelitët Sentinel-1 të programit Evropian Kopernikus të Agenzia Spazia, Evropa (Esa) dhe Komisioni Evropian, analizuar nga sizmologët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv).

Radari i hapjes sintetike (Sar) lejoi të matë deformimin e tokës, siç ndodhi për tërmetet e vitit 2009 në L’Aquila, 2012 në Emilia Romagna dhe 2013 në Lunigiana.

Deformimi i territorit shqiptar të pësuar nga tërmeti, u mat nga platforma në internet Geohazard-tep, e zhvilluar nga ESA, duke përdorur një palë imazhe radar të marra nga satelitët Sentinel-1 nga i njëjti vend, para dhe pas tërmetit.