Rama bën ‘kurban” edhe “tigrin”e miliardave, Arben Ahmetaj

173
Sigal

Firmosen ndryshimet në qeveri, shkarkohet kryengociatori me BE, Zef Mazi, i cili realizoi marrëveshjen për fillimin e negociatave. Nga radhët e ministrave, “kurbani” i radhës do të jetë Arben Ahmetaj, i ashtëquajturi “tirgri” i fondeve publike dhe një prej kokave të aferës së inceneratorëve. Sipas gjasave, kryeministri me shkarkimin e Arben Ahmetajt, po e shtyn njeriun e tij të afërt drejt prangave. Arben Kraja paralajmëron arrestime: Hetimet për inceneratorët vijojnë, kemi disa dosje në duar

Ndryshime në kabinetin qeveritar. Kryeministri Edi Rama i ka besuar postin e zëvendëskryeministrit, Belinda Ballukut, duke shkarkuar nga kjo detyrë Arben Ahmetajn. Fakt është se Ahmetaj është një nga zyrtarët e denoncuar në SPAK nga ana e Partisë Demokratike. Po a e largon ky shkarkim, Arben Ahmetajn nga enturazhi i kryeministrit? Këtu gjërat janë edhe më të thella sesa duken. Pasi nuk bëhet fjalë për një largim nga qeveria, por për një shkarkim tipik. Nëse do të ishte lirim, ai do të shoqërohej me veprime të tjera, emërime apo ndryshime qeveritare. Sipas gjasave, Rama me shkarkimin e Arben Ahmetajt, po e shtyn njeriun e tij të afërt  drejt prangave. Ajo çfarë ngre më shumë dyshime në lidhje më këto aludime është një deklaratë e kreut të SPAK Arben Kraja.  “Prioriteti ynë është krimi i organizuar dhe korrupsioni në nivele të larta, apo shkeljet e administratës publike në nivelet e larta me prokurimet publike. Janë pjesë kryesore e punës sonë”, -tha ai. “Është një dosje shumë komplekse, qoftë nga problematika që trajtohet, personazhet që janë përfshirë dhe kërkon kohën e vet. Sepse bëhet fjalë për një aktivitet që ka zgjatur për 3-4 vite në lidhjen kontratës. Janë shumë institucione të përfshira. Po shohim nëse është realizuar në përputhje apo jo me ligjin. Deri tani kemi bërë publike disa njoftime lidhur me rezultatet e hetimit, por hetimet po vijojnë me intensitet për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare”, -shtoi ai. Kreu i SPAK, ju është përgjigjur të gjithë zërave kritikë që ‘ngrenë gishtin’ ndaj institucionit pse nuk hetohen emra të caktuar të politikës. Kraja sqaroi se SPAK nuk vepron me një listë emrash që të përcaktojë radhën e hetimeve, por në bazë të provave që mblidhen si nga burime të hapura, që janë mediat ashtu edhe nga institucionet si BKH dhe prokuroritë, që sjellin informacion. Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se roli i zëvendës kryeministrit do të fokusohet në energjinë ndaj ka vendosur që në këtë post të emërojë Ballukun. Duke falenderuar Ahmetajn për kontributin e dhënë, Rama thotë se ai ka përmbushur misionin në fushat e caktuara. Deklarata e Ramës: Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre. Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.’- njofton Rama. Duket se Rama e ka llogaritur mirë me orë largimin e Metës nga kreu i shtetit, duke kryer në moment të fundit ndryshimet në Qeveri, të cilat do të dekretohen nga Begaj në fund të këtij sesioni parlamentar që do të mbyllet këtë të enjte. Tashmë, Kuvendi duhet të mblidhet sërish në një seancë të posaçme, për të miratuar ndryshimet, të cilat më pas do i kalohen Presidentit për dekretim.

 “Prioritet negociatat me BE-në,” Edi Rama zëvendëson Zef Mazin me Majlinda Dhukën

Rama ka ndryshuar dhe ekipin negociator me Bashkimin Europian. Rama ka bërë të ditur se kryenegociatore ka emëruar Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik, në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Zef Mazi. Rama falenderon kryenegociatorin Zef Mazi për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave. Ironia në këtë valë ndryshimesh në qeveri mbetet se në kohën kur nuk hapnin negociatat me BE, Rama promovonte ambasadorë ‘kot më kot’. Ndërsa tani që u hapën negociatat shkarkon kryenegociatorin. Vlen të shtrohet pyetja: A njihni ndonjë neuropsikiatër që t’u japë një diagnozë të saktë këtyre veprimeve?