Porti i Durrsit dhe NATO/ Emërimet nepotike shkelin portokollin e NATO-s për sektorët strategjikë. Porti i Durrësit si plaçkë brenda “familjes”

71
Sigal

Pak ditë më parë u publikua lajmi se Drejtori i Portit Durrës, Pirro Vengo, ka emëruar Drejtor Operacional djalin e tezes së tij, Andrea Shllaku. Por pa kaluar shumë kohë, qeveria dhe Endri Fuga u vunë në lëvizje për të fshirë një lajm të tillë i cili tregon për një emërim që bie ndesh me ligjin për administrimin e kompanive shtetërore. Ky ligj që është shkelje e Protokollit të NATO-s ndalon drejtues nga një familje, në drejtimin e sektorëve strategjikë portual detar e ajror të sigurisë kombëtare, rajonale e ndërkombëtare. Por në Portin e Durrësit që është pjesë e infrastrukturës dhe planit të strategjik e sigurisë së NATO, EURUPOL, FBI e DEA gjithçka mund të ndodhë pasi drejtor është Pirro Vengo, ndërsa djali i tezes së tij, Andrea Shllaku, është Drejtor i Divizinit të Shërbimeve Operacionale. Ky i fundit është emëruar në këtë pozicion më 13 janar 2023, ndërsa nga muaji nëntor 2019, ai ishte Drejtor i Shtabit Menaxherial të Portit, emëruar 1 muaj pasi Drejtor i Portit u emërua djali i tezez së tij, Pirro Vengo. Kësisoj Drejtori Pirro Vengu dhe kushëriri i tij Andrea Shllaku kanë në duar të gjithë aktivitetin ekonomik, të sigurisë anti-trafiqeve e anti- kontrabandës në Portin Detar të Durrësit. E nuk mbaron me kaq pasi dy kushërinjtë me detyra të larta në Portin Detar Durrës, janë dhe drejtues të kompanisë shtetërore “Albanian Seaports Development Company” cila ka në dorë kompleksin e kullave që do ndërtojë Alabbar në Durrës. Kjo firmë që është në pronësi të Portit Detar, ka si Administrator të Përgjithshëm e Anëtar Bordi drejtorin Pirro Vengu, Kryetar Bordi Andrea Shllakun dhe administrator Erlis Herenin, i cili është këshilltar i Belinda Ballukut. Emërime të tilla brenda “familjes” ngrenë shumë pikëpyetje rreth sigurisë së Portit që konsiderohet porta kyresore e drogës.